Ish- të përndjekur­it, 10600 përfituesi­t e këstit të tretë

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dosjet brenda afatit Analiza për çdo dosje, dokumentet që mungojë

Gazeta Shqiptare - - Reforma - Ornela Manjani

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërbl­imin e këstit të tretë, duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë në total 10600 përfitues, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar nga Drejtoria e Pagesave dhe kanë kohë deri në 2 qershor për të plotësuar dokumentac­ionin që u mungon në dosje. Burime zyrtare nga ministria bëjnë të ditur se trashëgimt­arët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentac­ion. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e përfituesv­e me të gjitha detajet për çdo dosje. Në listën e publikuar shënohet me "V" në rastet kur dokumenti është në rregull, me "X" kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, ( emër/ mbiemër), apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast, si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.