Gazeta Shqiptare

Edhe mbi gërmadha është poezia e jetës...

-

atje. Ç'mrekulli që nuk më tradhtoi asnjëri, që janë gjallë, se edhe poezitë vriten, nuk m'i zbuloi dot kthetra e shefit të policisë së burgut në asnjë kontroll të çmendur, e ato, poezitë dolën, u liruan para meje, e kam treguar në burgologji­të e mia "Rrugët e ferrit" dhe "Ferri i çarë", ca fletore të zbehta janë, të mjera që dëshmojnë... poezinë e qëndresës së përditshme, njeriun në humnerë. Familjarët e mi i fshehën nën tokë. Mbase ia dhuroj ndonjë muzeu. Janë autentike, të rralla... Është revolta jonë e pambarimtë.

Poezitë tona kanë dramë tjetër, në teatro të tjerë të shkatërrua­r.

Pastaj pashë në shtëpinë e prof. Arshi Pipës në Uashington poezitë e burgut të tij në kënetën e Maliqit, të shkruara imët mbi fletë të holla cigaresh, të gjitha ishin sa një kuti shkrepësej­e, më dhuroi edhe librin me autograf. Ato sonete ishin ferri dantesk i poezisë shqipe, thashë, kur botuam disa sa u lejua shtypi i parë opozitar në fillim të viteve ' 90, shekullin e kaluar natyrisht. Dhe sa shumë harrohet kujtesa.

Pjesën më të madhe të poezive, të poezive të mia të burgut, e kam botuar dhe janë përkthyer në italisht, anglisht, rumanisht, frëngjisht, gjermanish­t, në të gjitha gjuhët sllave të Ballkanit, në hebraisht, madje edhe kinezçe disa, janë bërë dhe këngë në Itali nja dy, etj., etj., por desha të thosha se kjo është hakmarrja jonë, poezia. Fola për pjesën time, për aq sa munda, thjesht është jona, sa për të dhënë ca shpresë.

Le të shkatërroh­en burgjet, le të shemben teatro, të rinj do të ngrihen, kujtesa do të mbetet, është poezia e tyre, jo vetëm në vargje, drama e romane, memuaristi­kë, gjithsesi poezi jete, ja ashtu e tretur me ajrin, si ajri, futet në kraharorët njerëzorë dhe do të ruhen aty sa të jetë njeriu. Herë pas here do t'i shfletojë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania