Gazeta Shqiptare

Protesta te Teatri: Asnjë punim pa hetime. Budina: Nuk kam ndërmend për parti

-

për Mbrojtjen e Teat rit" mbajti dje një protestë të papritur në 19: 30. Ata pretendojn­ë se po rrethohet prona dhe do fillojnë punimet. Duke e cilësuar këtë si një mbulim të skenës së krimit, "Aleanca" u shpreh se kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit apo dhe dhunimin e demokracis­ë. Në protestën e 3- të pas shembjes së Teatrit e thirrur nga "Aleanca" dhe e mbështetur nga opozita, pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci tha se protesta duhet të bëhet çdo ditë, pasi edhe një ditë pushim që bën "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" etiketohet më pas si parti e Metës. Më tej pedagogu bëri thirrje që kjo ngjarje të mos shihet si e izoluar, pasi prej protestave te Teatri, SPAK është vendosur në lëvizje, kurse ambasada amerikane u zgjua dhe reagoi. "E kemi bërë të qartë se duam drejtësi, burg autorëve! Hajnat burg! Nuk lejojmë që vepra kriminale të ftohet dhe ne të ikim të mërzitur. ' Aleanca' ka marrë një iniciativë që do të zhvillohet nga zhvillimet këtu. Ne të mos i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit me këto bizhutë që i quajnë këtu për të pastruar paratë. E kemi denoncuar, unë kam qenë e angazhuar. Nuk duhet parë si ngjarje e izoluar, se për shkak të kësaj proteste, ka filluar SPAK, u zgjua ambasada amerikane që flinte gjumë top", - tha Goci. Regjisori Robert Budina u treguar i ashpër ndaj kryeminist­rit Rama, duke e paralajmër­uar që të mos bëjë lojëra politike me Teatrin, pasi do i çojë popullin në shtëpi. "I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë. Ke futur kamikazë të armatosur, RENEA kundër artistëve dhe do të japësh llogari. Do të t'i sjellim njerëzit para Kryeminist­risë. Dhe pastaj të gjithë bashkë do vendosim fatin tonë dhe ti nuk ke asnjë mundësi t'i bësh fshehurazi paktet. Duhet t'i bëni në dritën e kamerave, hapur", tha ai. "Aleanca" mbajti protestën e 3- të që zgjati 90 minuta pa asnjë incident. Edmond

Budina komentoi deklaratat e Ramës se ata po krijojnë formacion politik. Ai tha se vetë personalis­ht nuk kishte më ndërmend të merrej me parti, Budina pohoi se qeveria ka frikë nga populli. "I takon pikërisht popullit - shtoi ai - të vendosë nëse kjo lëvizje do kthehet apo jo në një parti". "Më duket se sheh ëndrra me ankthe ai, se për 20 vite shihte si do e prishte Teatrin, këto tani janë frikë e re dhe broçkulla që ai i di nga i gjen. Ai ka frikë se e sheh rezistencë­n qytetare. Për një orë shih sa njerëz që u mblodhën tani. Këta e kanë kthyer atë parlament në tallava, çështje personale. Një parlament që merret me thashethem­e, vetëm ritmi frenetik i duartrokit­jeve të kongreseve të partisë i mungon".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania