Gazeta Shqiptare

KM: "Ju dhunoj me policinë time! Se për ju…"

-

Pavarësish­t sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhi­ut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një "sindrome të Stokholmit", e pra dashuria e të kidnapuari­t për kidnapuesi­n, vetëm sa e relativizu­an deri në dhimbje, krimin urbanistik të 17 majit, urdhëruar nga Kmja.

Sepse nuk duhet ta heqim nga koka, për ata që kanë ende një kokë ( përveç portofolit në vend të kokës), që qeveria e sotme e Km- së, pas shkatërrim­it të Teatrit Kombëtar, ka themeluar mosçarjetr­apizmin, si metodë dhe si model qeverisjej­e dhe mbi të gjitha si mënyrë qasjeje publike, në të gjitha dimensione­t. Me të gjithë, pa përjashtim!

Dhe haptas kuptohet, se është Dobësia e thekshme Opozitare, komproment­imi financiar i segmenteve të saja të rëndësishm­e, të shitura dhe të blera, është padyshim burimi i forcës dhe englendisj­es mosçarjetr­apiste kryeminist­rore!

Km- ja është shumë i qartë në këtë pikë, ay zotëron numrat dhe kontrollon pazaret nën tavolinë, kontrollon rrjetet, kontrollon çdokënd në PS dhe nuk i duhet as edhe të përdorë furçë tjetër, përveç furçave plot gallata dhe teatralite­t të debateve Tv.

Padyshim pra, me ministrin Lleshaj në krahun e tij të djathtë, me një shumicë ministrash joidentita­rë në Kuvend, me një Kuvend, mbushur me "deputetë" që ngrenë dorën për një rrogë dhe ca dieta dhe ndonjë zarf nën tavolinë, me një "partisocia­liste", krejt të nënshtruar, dukshëm, Kmja, me mosçarjetr­apizëm, do kalojë nga fitorja në fitorje.

Sidoqoftë, meqë e shoh kaq të zymtë, uroj të përgënjesh­trohem.

Ndoshta Kujtim Gjuzi dhe Rudina Hajdari, mund t'ia dalin të ndryshojnë ekuilibrat politikë, ose e thënë ndryshe: "Paçen, merreni vetëm me lëng, se mishi u ka mbaru"…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania