Gazeta Shqiptare

Të fusësh nga dritarja, ata që dolën nga dera

-

që ta kuptojë më mirë se kushdo tjetër gradën e fundit në të cilën ka rënë opozitariz­mi zyrtar në këtë vend, pas djegies së mandateve parlamenta­re vitin e shkuar.

Ashtu si shumë të tjerë që kishin parashikua­r një zhvlerësim të hatashëm të peshës dhe rolit të opozitës, në rast se ajo do të dilte kolektivis­ht nga sistemi institucio­nal e politik, edhe Presidenti Meta ka mundur të kuptojë gjatë 15 muajve të fundit, pas djegies së mandateve, derexhenë e rrezikshme në të cilën është katandisur sot kampi i opozitës shqiptare.

Platforma që ai propozoi pak orë më parë, synon pikërisht rikthimin e opozitës në tavolinën e vendimmarr­jes, përmes krijimit të një sistemi tryezash politike, që do të paravendos­in atë që parlamenti do të votojë më pas formalisht.

Ilir Meta lëshoi një mesazh të fortë, kryesisht në drejtim të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili sipas tij është akomoduar dhe ndjehet mirë me situatën e krijuar, ku Rama i ka praktikish­t duart e lira për të bërë çfarë të dojë, kurse opozita vetëm sa hedh shashka në anë të rrugës.

Duke nisur nga mitingu i 2 marsit, kur Meta e vuri veten në podiumin e mitingut anti- qeveritar, ndërkohë që Basha e Berisha u rreshtuan mes protestues­ve si spektatorë të thjeshtë, u pa qartë se kryetari i shtetit po kërkon të marrë përsipër një pjesë të barrës që opozita rrugore, nuk po arrin ta mbajë dot. Ndërkohë Basha gjen kauzën e rastësore të radhës për të ngritur zërin, siç po ndodh me Teatrin, presidenti është prej muajsh në konflikt konstant me maxhorancë­n. Tashmë është fare e qartë ku qëndron pika e gravitetit opozitar në Shqipëri dhe cili është kryetari real i panelit.

Platforma aktuale e Ilir Metës është, gjithashtu, tentativa e fundit publike për të shtyrë drejt krijimit të një sistemi paralel vendimmarr­jeje politike të nivelit të lartë, me qëllim zhvlerësim­in dhe formalizim­in e institucio­neve aktuale të shtetit.

Si e tillë, ajo është edhe një lëvizje provokativ­e në drejtim të ndërkombët­arëve dhe institucio­neve kryesore të shtetit. Meta e thotë hapur që parlamenti nuk ka më tagrat kushtetues për të votuar, kurse qeveria funksionon në mënyrë ilegale. Më qartë se kaq nuk mund të flitet, por njëherësh është e vështirë të kuptohet sesi presidenti kërkon të ndërtojë ura komunikimi me këtë palë, pasi e ka anatemuar me fjalët më të rënda.

Presidenti kërkon të fusë duart në mënyrë të hapur në procesin e reformës në drejtësi dhe në negociatat e afërta me Bashkimin Europian. Pasi e cilësoi, fjala vjen, Zef Mazin si një diplomat që do ta kishte firmosur "menjëherë" si ministër të Jashtëm, ai njofton se po kërkon ta heqë këtë ambasador nga detyra e kryenegoci­atorit, ende pa nisur nga puna.

Ky dyzim është në fakt esenca e platformës së presidenti­t. Një figure politike që e ka parim ekzistenci­al lojën me disa kuptime dhe me disa porta. Lista e fundit e propozimev­e që ai ka bërë publike, e kanë brenda edhe ambiguitet­in, edhe qëndrimin e dyzuar, për të thënë njëherësh gjithçka dhe asgjë. Një shembull: megjithëse Juri Kim reagoi direkt pas bërjes publike të listës së në fjalë, presidenti e mohoi që mesazhi i ambasadore­s t'i jetë drejtuar atij. Meqë ra fjala: duket se mes kryetarit tonë të shtetit dhe ambasadore­s së re të SHBA po përvijohet një luftë e ftohtë distancë. Paska qenë e thënë që ajo zyrë ( e Presidenti­t), të pjellë historikis­ht beteja me Rrugën e Elbasanit!

Platforma Meta nuk ofron asgjë të re në meidanin politik. Ajo vetëm kërkon të dublojë, të relativizo­jë dhe të shfuqizojë institucio­net dhe proceset e rëndësishm­e që ato kanë në duar. Për të ndërtuar një shtet tryezash ( nënkupto kulisash), në kurriz të shtetit të institucio­neve. Ilir Meta e di se ajo çka bëri një vit më parë PD dhe LSI nuk zhbëhet më. Thjesht po mundohet që t'i fusë në tavolinën e vendimmarr­jes nga dritarja, ata që në shkurt të vitit të shkuar dolën nga dera. Nëse do ta lejojnë, kuptohet…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania