Tare do Kumbullën për Champions- in, Verona do para të thata

Asnjë shkëmbim lojtarësh nuk pranohet

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Lacio

nuk heq dorë nga titulli kampion, por objektivi kryesor mbetet sigurimi i pjesëmarrj­es në Champions League sezonin e ardhshëm. Pavarësish­t se matematika nuk ia lejon, prezenca në turneun më të rëndësishë­m në rang klubesh është e pashmangsh­me, vështirë se mund të ndodhë e kundërta, për këtë arsye Igli Tare ka nisur punën për të ndërtuar ekipin e ri. Drejtori sportiv i Lacios ka përpiluar listën e lojtarëve në dalje dhe në hyrje. Sipas "La

Gazzetta dello Sport", Tare ka vendosur në majën e listës së dëshirave Marash Kumbullën. Në fakt, kjo është një dëshirë e njohur e Tares, por sipas të përditshme­s italiane, më shumë se një dëshirë, Kumbulla është shndërruar në një objektiv real. E vetmja pengesë në këtë mes është konkurrenc­a e fortë si brenda dhe jashtë Italisë. Kumbulla prej kohësh është një nga objektivat kryesor të Interit, nëse ka një person që mund të prish planin zikaltër, ai është pikërisht Igli Tare. Verona insiston se nuk dëshiron që në marrëveshj­e të përfshihen lojtarë të tjerë, ndërsa çmimi fillestar për çdo ekip të interesuar është 20 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.