Ademi: Buxheti i miratuar, këshilli të aprovojë pasqyrat financiare

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Skuadra

e Vllaznisë bojkotoi ditën e djeshme stër vitjen dhe nuk ka dalë as sot nën urdhrat e Mirsad Jonuz për shkak se lojtarët nuk paguhen që prej muajit janar. Kapiteni i skuadrës, Gilman Lila, pohoi se mjaft lojtarë janë në vështirësi për këto rroga të pamarra, ndërsa administra­tori Lici deklaroi se çështja do shqyrtohet, ndonëse sipas tij, lojtarët kanë marrë pagën e luftës nga ana e FSHF- së. Kjo situatë ka bërë që dje të reagojë kryebashki­akja Voltana Ademi, që nëpërmjet faqes së saj zyrtare në "Facebook" ka deklaruar që buxheti i këtij viti për ekipin kuqeblu është miratuar që një vit më parë, por çdo vonesë ka derivuar nga mosshqyrti­mi i pasqyrave financiare nga ana e këshillit bashkiak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.