PSG do "skonto" për çmimin e Mauro Ikardit

Telash për Interin

Gazeta Shqiptare - - Reforma -

Interi

bën gati merkaton në dalje dhe veç Lautaro Martinezit, që po lakohet shumë ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Barcelona, është edhe çështja e Mauro Ikardit për t'u mbyllur. PSG do të kërkojë të mbajë shënuesin e 20 golave në këtë edicion, por jo për shifrën e menduar fillimisht. Për këtë arsye, i ka paraqitur një ofertë të parë klubit të kinezit Zhang. Oferta është ndjeshëm më e ulët se 70 milionë eurot e parashikua­ra fillimisht në marrëveshj­en e verës së shkuar. Ndërprerja e kampionate­ve prej pandemisë së koronaviru­sit ka pasur efekte të rënda ekonomike për të gjitha shoqëritë, ndaj francezët kanë ndërmend që të paraqesin në tavolinën e Marotës një ofertë ndryshe: 50 milionë fikse si dhe 10 të tjera në bonuse jo lehtësisht të arritshme. Kjo lëvizje vjen si pasojë e kohës që po mbaron, pasi në 31 maj skadon opsioni i blerjes nga ana e francezëve, që kërkojnë ta mbyllin këtë marrëveshj­e sa më shpejt, pasi të kenë ribiseduar shifrat me Interin dhe me lojtarin. Tani topin e ka Interi, që duhet të pranojë të shesë Ikardin me shifra më të ulëta, apo ta kthejë në "Appiano Gentile" duke ditur problemet e mëdha të vitit të shkuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.