Gazeta Shqiptare : 2020-05-23

Reforma : 19 : 19

Reforma

SPECIALE - 19 E shtunë Maj 23 2020 Nga Visar Zhiti N ga vuajtjet dhe perseku timet, nga drama e tyre e përbashkët, të nxjerrësh poezinë, se burgjet edhe harrohen, shkatërroh­en, edhe teatrot shemben, por drama mbetet dhe katedralja e poezisë është më e parrëzuesh­mja se të gjitha, Duke parë gërmadhat e Teatrit Kombëtar sot, në kohën e pandemisë së COVID- 19, kujtoj pandeminë ideologjik­e, "Comunism 45- 91", mbylljet, jo nëpër shtëpi me familjarët e dashur, por në burgje të rënda dhe të egra, ku kanë vdekur edhe aktorë, regjisorë, vepra të ndaluara, tragjedian­i themeltar, parësori, Et'hem Haxhiademi etj.. Ndërsa vetë burgjet, ato të kënetave, të aeroportit, të themeleve, stadiumeve etj., as që nuk kanë një memorial dhe të fundmit, Spaçi e Qafa e Barit tashmë janë shkatërrua­r. Telat me gjemba i morën banorët përreth për të thurur kopshtet vetjake, një metaforë e bukur kjo, u shkulën gurë e dyer e pragje, por edhe kujtesa kolektive. Dy revoltat e mëdha të të burgosurve në burgjet e Spaçit dhe të Qafë- Barit, të vetmet kryengritj­e politike në të gjithë burgjet e perandoris­ë komuniste përkujtohe­n vetëm nga shoqatat e ish- të burgosurve apo nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, kur veprimtari­të për to duhej të ishin shtetërore, duhej të kishte konferenca, ekspozita, botime të reja, shfaqje teatrore, homazhe për të rënët dhe njëri burg, të paktën, duhej të ishte muze, siç ka bërë bota e qytetëruar, Polonia psh.. Muzeumet e tanishme, BunkArt 1 dhe BunkArt 2, Shtëpia me Gjethe, vila e diktatorit Enver Hoxha apo ndonjë tjetër dëshmojnë diktaturën, forcën e saj, ku nuk mungon një si adhurimi i fshehtë, do të thosha, por ende nuk kemi muzeume të qendrës kundër diktaturës, duke filluar qoftë edhe me një apartament të ngushtë, psh., ku dëgjoheshi­n fshehurazi "Zëri i Amerikës", RAI, Vatikani, edhe "Radio Prishtina" në veri. Jo më pastaj madhështia infernale e burgjeve. Gërmadhat e shtëpisë së At Gjergj Fishtës janë një akuzë kundër mashtrimit postdiktat­orial apo shtëpia e Musine Kokalarit në Tiranë, ku e arrestuan, shkrimtare dhe e para grua opozitare në Europën Lindore, pas luftë... Jetojmë në një teatër shembjesh, ku harresa ka thirrur në duel kujtesën dhe befas u bie mbi kokë e gjithë skena. Dramat janë nëpër rrugë. Megjithatë, kujtesa krijon të çara dhe fut ujin e vet në titanikun e harresës, që do të mbytet gjithsesi. Mjafton edhe një poezi për të çarën e ferrit. Një poezi është më e fortë se prangat, se telat me gjemba, se karakollet e përbindshm­e të rojave të burgut, se komanda, se dënimet dhe tmerri, në fund të fundit edhe diktaturat bien dhe mbetet poezia e njeriut. S'e kam fjalën vetëm për poezinë e shkruar, por edhe të pashkruarë­n, që mërmëritet, që është bisedë njerëzore, çast buzëqeshje­je, vetë buzëqeshja, që është miqësi bur- në postat e humbura kufitare. Në burg, kujtoj flitej për poezitë e atij që kishte qenë në burg dhe më pas u arratis, shkoi në SHBA, prof. Arshi Pipa. E kam parë për një çast librin e tij, kur e sollën në Bibliotekë­n Kombëtare, u ndodha aty, - më tregonte në burg miku im, artisti Maks Velo, - s'ma lanë as ta prek me dorë, jo më ta shfletoja, qoftë edhe për një poezi. Ishte një libër me kapakë gri - vazhdonte të tregonte Maksi - i botuar në Itali, në Romë, në 1959- ën dhe u fut drejt e në fondin e zi të Bibliotekë­s. Gri në të zezë ishte edhe vetë koha. Dhe unë shkruaja fshehurazi poezi në burg. Nuk jam i vetëm... M'i ruanin dhe shokët e paktë rash në ferr, besë, dashuri. Ne nxorëm poezi nga burgjet. Ca copa letrash të trishta, të grisura, bërë pis nga duart që punonin si skllevër nëpër minierat e zeza, shtynin vagonë si të ishin arkivolet e tyre, po ato copa letrash sfidojnë gjithë socrealizm­in e bujshëm, raftet e tij që nga Komiteti Qendror e deri dhe Aleanca PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.