Gazeta Shqiptare : 2020-05-23

Reforma : 7 : 7

Reforma

AKTUALITET - 7 E shtunë Maj 2020 23 TIRANË MAERD BERBERI ARBEN RUÇO Berberi me origjinë nga Pogradeci rezulton i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpuni­m. Ai ka qenë edhe pjesë e strukturav­e vendore të Bashkisë së Pogradec, ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës- Kanalizime­ve. Nga ana tjetër, në 2016 ai u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellës­it, pasi ky i fundit e uli në detyrë Berberin nga drejtor juridik, në punonjës të thjeshtë. Vendim ky që nxiti konflikt dhe mes kreut të Ujësjellës- Kanalizime­ve, Marsel Isallari dhe Berberit ku ky i fundit e kërcënoi atë me jetë. Sipas burimeve policore, Arben Ruço banues në Korçë, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". Më parë Ruço ka qenë i angazhuar edhe në partitë politike ku në vitin 2017 është përfshirë në një episod blerje votash në Korçë për llogari të LSI. Në atë kohë policia e ndaloi atë së bashku me sekretarin e LSI- së në këshillin bashkiak të Korçës, Pajtim Myrtollari pasi dyshoheshi­n se ishin përfshirë në blerje votash. FREDERIK ARIFI Ai është një emër i njohur për drejtësinë pasi më parë është dënuar për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake". I njohur ndryshe si "Riku i tmerrshëm" në vitin 2010 ai u ekstradua nga Holanda ku ka kryer edhe vrasjen e shtetasi shqiptar që jetonte në Amsterdam. Fillimisht Arifi kishte marrë peng shqiptarin duke i bërë presion familjes se do ta lironte kundrejt një pagese prej 200 milionë lekësh, ku pas kësaj kërkese Riku i "tmerrshëm" e ekzekutoi atë, ngjarje kjo që daton në vitin 2001. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.