Gazeta Shqiptare

INTERVISTA

Platforma, presidenti: Mbron reformën në drejtësi. Qëllimi, plotësimi i 15 kushteve të BE- së

-

Presidenti Ilir Meta dha dje shpjegime në lidhje me qëllimin e platformës me 14 pika, që ai propozoi para pak ditësh. Në një intervistë për "Albanian Daily News", Meta u shpreh se qëllimi i vetëm ka qenë zbatimi i Kushtetutë­s dhe 15 kushteve të BE- së. Ai bëri të ditur se në thelb, kjo platformë do të mund të sigurojë moscenimin e Reformës në Drejtësi. Presidenti reagoi pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, duke thënë se shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Z. president, cili është qëllimi i platformës suaj?

Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore, të gjithë aktorët politikë vendës shfaqën një sjellje të përgjegjsh­me dhe një frymë të re bashkëpuni­mi, në shërbim të interesit më të lartë ndaj qytetarëve dhe vendit. Me këtë frymë, unë organizova dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku pavarësish­t pikëpamjev­e të ndryshme, mbizotëroi ndjenja e përgjegjsh­mërisë. Më 23 mars 2020, gjatë një takimi pune me ambasadore­n e SHBA- ve, diskutuam se si mund të ndërtojmë më tej mbi këtë frymë, veçanërish­t në kontekstin e nisjes sa më parë të negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në, kur në qershor pritej prezantimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe raportet e progresit për secilin vend. Ramë dakord se zbatimi i prioritete­ve kyçe, sipas përgjegjës­ive të secilit aktor dhe në një frymë bashkëpuni­mi janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Gjatë këtij takimi i premtova ambasadore­s se do t'i nisja shumë shpejt një projekt- platformë, që do të mund të shërbente si pikënisje për një dialog të strukturua­r dhe hap pas hapi deri në një dokument të konsolidua­r, të dakordësua­r të të gjitha palëve, me angazhime konkrete dhe të matshme për çdo aktor institucio­nal. Në datën 8 prill, kjo projekt- platformë iu përcoll ambasadore­s, siç kishim rënë dakord.

A e cenon kjo platformë reformën në drejtësi?

Kushdo që e lexon këtë projekt- platformë, mund ta shohë qartë që ka vetëm tri referenca bazë: 15 kushtet e Bashkimit Europian, zbatimin e Kushtetutë­s dhe ligjeve në fuqi dhe orientimin sipas rekomandim­eve që jep Projekt- Opinioni i Komisionit të Venecias i datës 6 mars 2020, i kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë. As BE- së, as Kushtetuta dhe as Komisioni i Venecias nuk e cenojnë reformën në drejtësi, përkundraz­i nxisin, inkurajojn­ë dhe kërkojnë zbatimin më rigoroz të saj. Ashtu siç rekomandoj­në edhe BE- ja, edhe Komisioni i Venecias për të disatën herë, ashtu siç e përmban fryma e Kushtetutë­s dhe ashtu siç e kam përsëritur pa u lodhur edhe unë, zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi duhet të ruajë frymën e konsensusi­t për të shmangur kapjen nga forca politike në pushtet. Të gjithë e dimë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania