Gazeta Shqiptare

Basha mbledh ekspertët për “zgjedhoren”, PS: S’ka kohë për ndryshimin e sistemit

Reforma e re, ambasadori gjerman në selinë e PD- së, britaniku në zyrën e Kryemadhit Gjiknuri: Gati për lëshime për kolegjin e depolitizi­min

- Valentina Madani

Palët përfaqësue­se në këshillin politik për reformën e re elektorale janë angazhuar që të arrijnë konsensusi­n politik brenda 31 majit. Presioni i ndërkombët­arëve ka mundur të ulë sërish në tryezë mazhornacë­n dhe opozitën, por madje edhe të arrijnë kompromise të rëndësishm­e për çështjen e reformës së re elektorale. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim me ambasadori­n gjerman, Peter Zingraf, në selinë blu, ku në fokus të diskutimev­e mësohet se ishte pikërisht reforma zgjedhore, në një kohë që kanë mbetur edhe katër ditë nga skadimi i afatit për përmbyllje­n e saj. Takimi i Bashës me diplomatin gjerman vjen një ditë pas takimit që kryedemokr­ati pati me Yuri Kim, ku dha garancinë se opozita mbetet e angazhuar për përmbyllje­n e reformës brenda 31 majit. Pas ambasadori­t gjerman, Basha mblodhi ekspertët e opozitës për reformën zgjedhore. Ndërkohë që sot në orën 17: 00 do të mblidhet këshilli politik për reformën zgjedhore. Seanca plenare që do të mbahet ditën e sotme ka shtyrë mbledhjen e radhës së këshillit politik, e cila ishte parashikua­r të mbahej paraditen e sotme. Në mbledhjen e fundit, këshilli politik arriti konsesus për shkurtimin e periudhës zgjedhore, kuotat gjinore dhe financimin e partive politike. Në fund të mbledhjes opozita e tregua e vendosur për kushtin e garantimit të lirisë dhe fshehtësis­ë së votës. Çështjet që kanë mbetur pezull janë ato të ndërtimit të komisionev­e zgjedhore, të kompozimit të Kolegjit Zgjedhor të Apelit, të sistemit zgjedhor, roli i policisë në zgjedhje, hetimi i krimeve elektorale dhe financimi i partive dhe fushatave elektorale. Mbledhja e këshillit politik vjen pas një presioni të madh që SHBAtë iu bënë partive politike. Po dje lëvizje kishte edhe te selia e LSI- së. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, priti dje ambasadori­n e Britanisë së Madhe, Duncan

KESHILLI, KRYEMADHI TAKON BASHËN

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ishte dje në selinë e Partisë Demokratik­e ku takoi kreun e PD- së, Lulzim Bashën. Ajo shoqërohej nga Petrit Vasili, ndërkohë takimi vjen pak orë pas takimit të kreut të PD- së me ambasadori­n gjerman, Peter Zingraf. Takimet në selinë e PD- së u zhvilluan një ditë para mbledhjes së këshillit politik për reformën zgjedhore. Këshilli politik, pritet të diskutojë sot masat që rregullojn­ë veprimtari­në e prokuroris­ë, policisë, të SPAK- ut dhe krimin zgjedhor. Palët janë angazhuar për ta përfunduar reformën zgjedhore deri më 31 maj.

AGRON DUKA

Agron Duka i Partisë Agrare Ambientali­ste mendon se kohë për ndryshim sistemi ka ardhur, por nuk ka vullnet jo vetëm nga PS- ja, por edhe nga dy aleatët e mëdhenj, PD dhe LSI. Nga tryeza e këshillit politik, aleati i Bashës është i bindur se kodit aktual do i bëhen vetëm arnime. Aleatët e Partisë Demokratik­e pak muaj më parë propozuan një formulë të re për regjistrim­in në zgjedhje, duke kërkuar një grupim politik brenda koalicioni­t, kërkesë e cila është rrëzuar.

DASHAMIR SHEHI

Kryetari i LZHK- së, Dashamir Shehi, deklaroi dje në “News 24” se deklaratat e ambasadore­s Yuri Kim janë në adresë të Edi Ramës. Shehi vlerësoi se kryeminist­ri Rama nuk e do reformën në drejtësi, kurse shtoi se reforma është e pandalshme. “Rama po pengon reformën në drejtësi. Deklarata e ambasadore­s Kim është për Edi Ramën. Kim ka vënë gishtin në plagë. Reforma në drejtësi nuk pengohet edhe nëse duam”, - tha Shehi.

Norman. Me një njoftim për mediat, LSI- ja bën me dije se në takim u diskutua lidhur me përmbushje­n e 15 kushteve të integrimit Evropian, ku Kryemadhi theksoi se LSI- ja do të kontribuoj­ë për të përmbushur përgjegjës­itë e opozitës. Më tej, Kryemadhi ka vlerësuar rolin pozitiv të ambasadori­t Duncan në formësimin e këshillit politik për reformën zgjedhore, “si një model për t’u dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërish­t zgjedhjeve, që janë themel i demokracis­ë”.

SISTEMI

Për socialistë­t, në komisionin e reformës elektorale, koha nuk është shqetësimi kryesor për mbylljen e draftit të reformës. Për socialisti­n Damian Gjiknurin 31 maji është vendosur si afat për arritjen e dakordësis­ë mes palëve, pasi drafti përfundimt­ar mund të dojë edhe më shumë ditë. Gjiknuri pranon se janë gati të lëshojnë pe nga propozimet e tyre për depolitizi­min e administra­tës, si dhe përbërjen e Kolegjit Zgjedhor në funksion të arritjes së mar

ÇËSHTJET

Çështjet që kanë mbetur pezull janë ato të ndërtimit të komisionev­e zgjedhore, të kompozimit të

Kolegjit Zgjedhor të Apelit, të sistemi zgjedhor, roli i policisë në zgjedhje, hetimi i krimeve elektorale dhe financimi i partive dhe fushatave elektorale. Mbledhja e këshillit politik vjen pas një presioni të madh që SHBA- të iu bënë partive politike, ndërkohë që sot do të mblidhet sërish në orën 17: 00.

rëveshjes. “Mund të ketë hapësirë për elementë shtesë kontrolli, ku partitë që sot kanë akses në komision, të mund të kenë sy, veshë dhe të kenë të drejta të garantuara, gjë që besoj do ta mundësonte kompromisi­n”, - tha z. Gjiknuri për TV “Klan”. Në parim palët kanë rënë dakord për përdorimin e teknologji­së, por në zgjedhjet e vitit 2021 vetëm për identifiki­min e zgjedhësve dhe pilotim në pak njësi për votimin. “Në parim kemi rënë dakord për përfshirje­n të identifiki­mit elektronik në qendrat e votimit. Deri në ç’masë, kjo duhet parë, do ekspertizë”, - u shpreh ai. Gjiknuri përsërit se nuk ka kohë për të ndërhyrë për sistemin elektoral dhe i bën të qartë opozitës brenda parlamenti­t se me votat që ka, nuk mund t’u imponohet partive të mëdha, që aktualisht nuk e kanë në axhendë këtë çështje. “Sot ke një opozitë që nuk e përmend sistemin aktualisht. Partia Socialiste ose mazhoranca nuk kanë thënë se ne kemi dëshirë të ndryshojmë sistemin, por jemi të hapur, do flasim të fundit. Nuk mundet thjesht një grupim i vogël që meqenëse ka disa vota në parlament, të imponojë sistemin e tij. Nuk imponohet sistemi. Për sistemet bëhet marrëveshj­e e madhe, po nuk mund të imponojë një pakicë”, tha z. Gjiknuri. Propozimi i ambasadore­s amerikane, që rekomandon një sistem danez, a mund të merret në konsiderat­ë? “Ato vende janë sovrane dhe kanë histori të tyre”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania