Gazeta Shqiptare

KQZ- ja drejt shkrirjes, do të drejtohet nga një kryekomisi­oner me mandat 7- vjeçar

-

Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, KQZ- ja do të kthehet në monokratik­e, ku në krye do të ketë një kryekomisi­oner, i cili do të zgjidhet me një mandat 7vjeçar. Kryekomisi­oneri pritet të emërohet në bazë të eksperienc­ës në funksione publike si dhe në frymën e konsesusit mes të gjitha palëve politike. Deri më tani PD- ja dhe aleatët e saj nuk janë shprehur për transformi­min e KQZ- së në një institucio­n monokratik dhe ende nuk kanë një propozim tjetër. Në mbledhjet e ardhshme të këshillit politik pritet të qartësohen kriteret nga ana e ekspertëve si dhe emri, i cili do të jetë në krye të këtij institucio­ni me kriterin që të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët. Por, edhe nëse do të ketë edhe dy nivele të tjera për administri­min e zgjedhjeve, Komisionin Rregullato­r si dhe Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksionev­e. Komisioni Rregullato­r do të përbëhet me 5 anëtarë me një mandat 5- vjeçar të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me kompetencë për të vendosur rregullat për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërsa 3 anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionev­e do të qëndrojnë në detyrë për 9 vite radhazi dhe do të shqyrtojnë ankimimet e subjekteve zgjedhore dhe vendosjen e sanksionev­e për shkelje të Kodit Zgjedhor. Komisioner­i Shtetëror dhe anëtarët e dy komisionev­e do të zgjidhen nga Kuvendi me jo më pak se 3/ 5 e votave. Sipas “Ora” TV, në rastin se nuk arrihen votat e nevojshme, atëherë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të zgjidhen me short të hedhur nga administra­ta e Kuvendit. Por, jo vetëm anëtarët e këtij institucio­ni do të largohen, por edhe një pjesë e administra­tës do të hyjë në një fazë të re ndryshimes­h.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania