Gazeta Shqiptare

Vendosi lëpirësen në foltore, Ralf Gjoni përjashtoh­et 10 ditë nga Kuvendi

-

Byroja e Kuvendit përjashtoi dje për 10 ditë deputetin e opozitës parlamenta­re, Ralf Gjonin. Shkak për këtë është bërë veprimi i tij në seancën e fundit, kur Gjoni vendosi në foltoren e Kuvendit disa lëpirëse. Në një postim në “Facebook”, Gjoni shkruan se përjashtim­i i tij u bë vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsion­it! Deputeti i opozitës parlamenta­re, Ralf Gjoni, zbuloi prapaskena­t që fshihen pas përjashtim­it të tij me 10 ditë nga Kuvendi. “Kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palodraft, për të anashkalua­r reformën zgjedhore së bashku me opozitën rrugore. Por, kjo nuk është reformë zgjedhore pa ndryshimin e sistemit elektoral. Unë jam përjashtua­r se kam evidentuar intimidimi­n e votës së disa deputetëve të opozitës parlamenta­re nga elementë të qarqeve socialiste. Ndaj deputetëve është ushtruar presion psikologji­k dhe janë joshur financiari­sht”, - u shpreh z. Gjoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania