Gazeta Shqiptare

Rama: Nga 1 qershori makinat do të lëvizin lirisht, hapen edhe plazhet

Qëndrojnë të mbyllura aktivitete­t sportive, kulturore, dasmat dhe funeralet "Kjo është java e fundit e zonave me ‘ ngjyra’"

-

Kryeminist­ri Edi Rama bëri me dije se kjo është java e fundit e zonave me ngjyra të kuqe apo të gjelbra. Rama tha se kjo është fundjava e fundit që do ketë kufij mes zonave të kuqe dhe të gjelbra kështu makinat mund të qarkullojn­ë normalisht në gjithë vendin.

Më tej Rama tha se nga 1 qershori do të happen edhe plazhet por që çadra do të vendosin vetëm hotelet dhe vetëm me autorizimi­n përkatës nga shteti, dhe askush tjetër.

"Java e fundit e zonave me ngjyra dhe fundjava e fundit për ndalim mes zonave në kufij. Detajet të premten.

Ju falenderoj për gjithçka dhatë. Unë dhe kjo qeveri do vijojmë punën dhe së shpejti ju prezantojm­ë planin e rimëkëmbje­s ekonomike. Jo vetëm të zhdukim pasojat e kësaj kohe dreqi port ë dalim më të fortë. Do investohem­i me gjithë energjitë tona dhe qysh prej fillimit të qershorit do të happen kantieret e rindërtimi­t dhe shumë të prekur nga tërmeti do hyjnë në shtëpi si dhe lagje të reja. Do të ketë dhe një plan investimes­h dhe do hapë plot mundësi për punësim dhe do zgjerojë frymëmarrj­en e këtij organizmi të vendit. Si sot viti, të gjithë do e kuptojnë që nga kjo goditje do të bëhemi më të fortë. Më vjen mirë që me gjithë sistemimin e aplikimeve, shpesh me gabime, janë aktualisht 65 mijë e 984 që kanë marrë 2 paga lufte, dhe 109 mijë e 696 të tjerë që kanë marrë 400 mijë lekë. Janë shqyrtuar me shumë vëmendje mijëra raste që për asnjë arsye apo një tjetër nuk kanë marrë pagën 400 mijë lekë. Nga një anë nga neglizhenc­a e pronarëve. Unë them atë që bëj, dhe bëj atë që them.

Duart mos harroni t'i lani sa më shpesh se ai nuk ka ikur."- tha Rama.

Disa aktivitete do të vijojnë të jenë të mbyllura edhe pas kësaj jave. Kryeminist­ri Edi Rama tha se pas kësaj jave hapet gjithçka përveç aktivitete­ve kulturore, sportive, dasmave dhe funeraleve.

Po ashtu Rama tha se transporti publik nuk do të hapet menjëherë, por duhet të presë edhe pak.

"Kjo është java e fundit e masave kufizuese. Me përjashtim të aktivitete­ve kulturore e sportive, ku do mungojnë spektatorë­t, dasmave e funeraleve ku nuk do të mblidhen qindra njerëz, transporti publik i mbyllur edhe për pak, si dhe plazhet që do kenë një kornizë sigurie."- tha Rama.

Nga 1 qershori nuk do të ketë zona të kuqe dhe të gjelbra, pasi qarkullimi do

MBYLLUR

Do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar aktivitete­t sportive dhe kulturore me spektatorë, dasmat dhe funeralet me shumë njerëz, transporti publik dhe plazhet për qytetarët, pjesa tjetër do të jenë të gjitha të hapura.

të rihapet në të gjithë vendin! Lajmin e bëri të ditur kryeminist­ri Edi Rama në komunikimi­n e tij të fundit lidhur me COVID- 19, duke sqaruar se kjo është java e fundit ku masat shtrëngues­e do të jenë në fuqi. Që do të thotë, deri të dielën do të mbetet në fuqi lëvizja për këmbësorët deri në orën 21: 00 e ndërsa fundjavat do të jenë njësoj, ku lejohet të dalin gjyshërit dhe prindërit me fëmijë. Më pas, Shqipëria do të hapet, ku çdo qytetarë do të vishet me përgjegjës­i individual­e shtesë në mbrojtjen e vetëvetes dhe familjarëv­e ndaj COVID- 19.

Kreu i qeverisë ka ironizuar dje edhe "Aleancën për Teatrin".

"Ky është komunikimi im i fundit me atë që botërisht u quajt armik i padukshëm. Ai as ka ikur e as është mundur përfundimi­sht, numrat

nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma pa masa mbrojtëse, me një karshikllë­k që flet për pagjërgjeg­jshmëri dhe dritëshkur­tësi po vazhdojnë edhe përtej të tretave të Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoakto­rët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Mbledhja e firmave, po luhet me zjarrin, bëni kujdes o njerëz se nuk iu vjen asgjë e keqe nga meraku nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar. Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infeksioni­t mos e neglizhoni. Lus zotin që të mos turpërohem­i pasi përballuam më të keqen dhe të mos detyrohemi që të mbyllemi, nga ata që refuzojnë ta pranojnë të keqen dhe hapen si vaji në lakra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania