Gazeta Shqiptare

Ndërtimi i Teatrit të ri nga shteti, PD: Lehtëson oligarkët që do ndërtojnë kullat

-

Zëdhënësja

e PD- së, Ina shprehet se me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nga shteti, qeveria ka lehtësuar oligarkun që do të ndërtojë kullat aty pranë. Sipas saj, kjo bëhet që të rritet më shumë përfitimi për kryeminist­rin Rama dhe kryebashki­akun Veliaj. "Ne sot jemi në një situatë absurde. Ne kemi arritur nga faza që teatrin dhe kullat i ndërton Fusha shpk në fazën që kullat i ndërton po ajo kompani private ndërsa teatrin e ndërton shteti. E gjitha është bërë për të lehtësuar oligarkun e radhës për të ndarë tortën. Do jetë më e madhe pjesa e tortës që do të ndajë Rama, Veliaj dhe oligarkët e tjerë. Del Veliaj me projekt të gatshëm dhe thotë ky është projekti që do të ndërtojë kompania. Në momentin që do ta ndërtojë një tjetër, ti duhet të hapësh tender ndërkombët­ar, të fitohet projekti dhe firmat. Është një lojë e madhe për të fituar sa më shumë oligarkët", - deklaroi zj. Zhupa për "Ora News". E pyetur për shembjen e kompleksit të ministrive, Zhupa thotë se nuk ka ende një projekt, pasi sipas saj, Veliaj sheh vetëm hapësirat të nevojshme për të ndërtuar kulla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania