Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, Manastirli­u: Fatura, 25 milionë euro

-

Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u e ftuar në emisionin '' Real Story'' të Sokol Ballës në News24 ka thënë se deri tani qeverisë i ka kushtuar nga buxheti i saj 25 milionë euro fatura e luftës kundër koronaviru­sit.

Në fakt kjo shifër është në përditësim sipas ministres pasi po bëhen investime dhe shtesa si dhe do të ketë edhe një rishikim buxheti sërish. Por Manastirli­u thotë se nga buxheti i shtetit deri tani janë harxhuar 25 milionë euro. "Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimev­e furnizimev­e, por do vijojmë dhe me mbështetje­n e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronaviru­sin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit. Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombët­are sa i përket vaksinimev­e. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit."- tha Manastirli­u.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania