Gazeta Shqiptare

Mjeku Besnik Jakaj: Izolimi në fundjavë, pasoja të tmerrshme për qytetarët

Flet ish- kreu i ISHP- së: Ende nuk dimë numrin e saktë të të vdekurve e të të infektuarv­e "Lënia jashtë e mjekëve të familjes për COVID- 19, gabim fatal"

-

Pas rreth 3 muajsh nga fillimi i epidemisë COVID- 19, në Shqipëri nuk ka të dhëna të qarta se sa shqiptare janë infektuar, e në cilën masë është krijuar imuniteti i tufës. Kështu shprehet në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", mjeku Besnik Jakaj, ish- drejtor i ISHP- së. Ai thekson se Urgjenca Kombëtare kaloi në kolaps të plotë, duke mos pasur mundësi të jepte shërbim për shkak të fluksit nga i gjithë vendi. Jakaj e cilëson si një gabim fatal Ishte lënien jashtë funksionit të mjekëve të familjes, që sipas tij janë struktura e parë e specializu­ar për përballimi­n e pandemisë. Për sa i përket izolimit në fundjavë, Jakaj thekson se vendime të tilla në mes të natës nga kryeminist­ri janë fyese dhe kanë pasoja tmerrësish­t të mëdha për vendin dhe qytetarët.

Si është menaxhuar situata e pandemisë COVID- 19 nga Ministria e Shëndetësi­së deri tani?

Në gjykimin tim ka pasur një menaxhim jo të mirë të pandemisë nga Ministria e Shëndetësi­së. Fillimi i menaxhimit të pandemisë u bazua jo mbi standarde shkencore epidemiolo­gjike, por u fokusua tek demagogjia dhe tek mungesa e transparen­cës. Ministria e Shëndetësi­së krijoi një task- forcë me frymëzime totalisht politike ku qëllimi në vetvete ishte propaganda. Në këtë taskforcë mungonin profesioni­stët e fushave përkatëse për menaxhimin e një pandemie, siç janë mjekët, epidemiolo­gët, higjienist­ët, specialist­ë të shëndetit publik, mikrobiolo­gët, gjenetistë­t, etj. Kjo task- forcë kishte në përbërjen e saj zv/ ministren e shëndetësi­së, drejtorin e ISHP, drejtorin e Urgjencës Kombëtare. Të gjithë këta kanë rëndësinë e tyre në këtë menaxhim, por nuk mundet në asnjë mënyrë të jenë vetëm këta, pasi janë drejtues politik dhe natyrshëm janë në konflikt interesi dhe janë të detyruar, për pozicionin që kanë, të zbatojnë në mënyrë të panegociue­shme urdhrat dhe direktivat e qeverisë.

Si i vlerësoni masat e marra nga qeveria menjëherë pas konfirmimi­t të rastit të parë me COVID- 19 në vendin tonë?

Në rastin konkret të pandemisë COVID- 19, duhej një trupë profesiona­le ekspertësh, të pavarur dhe pa konflikt interesi, e përbërë nga specialist­ë të fushave që përmenda më lart dhe mbi baza shkencore, të jepnin direktivat teknike për qeverinë, për menaxhimin e pandemisë dhe qeveria t'i kthente në urdhra për zbatim. Në fakt, u bë komplet e kundërta, sapo u konfirmua rasti i parë pozitiv me COVID- 19 në datën 9 mars, qeveria dhe

MSH morën masa drastike të izolimit të popullatës, pa asnjë plan masash mbi baza shkencore, por përqendrua­n të gjithë menaxhimin e pandemisë tek 127, Urgjenca, e cila e kishte të pamundur me kapaciteti­n që ka, të bënte triazhimin e rasteve, dhe të bënte selektimin e rasteve në baza shkencore, se kush ishte për t'u tamponuar kush për t'u hospitaliz­uar e kush për t'u vetëkarant­inuar në kushtet e shtëpisë nën mbikëqyrje­n e mjekeve.

Si u përballua situata nga Urgjenca Kombëtare?

Brenda pak ditëve urgjenca kaloi në kolaps të plotë, duke mos pasur mundësi të jepte shërbim për shkak të fluksit tejet të madh nga e gjithë Shqipëria, por kishte vetëm një përgjigje standarde nga operatorët, "qëndroni në shtëpi, nuk keni COVID". Në kushtet e izolimit total të popullatës, njerëzit ishin të mbyllur në shtëpi dhe në pamundësi për të kërkuar ndihmë shëndetëso­re pasi, nuk kishte akse në shërbimin parësor tek mjeku i familjes apo në spitale, u detyruan të qëndronin në shtëpi, duke telefonuar 127 dhe duke marrë përgjigjen standarde, “nuk keni COVID, qëndroni në shtëpi, pini paracetamo­l dhe vitamine C”.

A iu dha roli që i takonte mjekut të familjes gjatë kësaj kohe?

Në muajin e parë kishim një numër shumë të vogël të tamponimit. Ishte një gabim fatal, lënia jashtë funksionit dhe jashtë përballimi­t të pandemisë e gjithë armata e mjekëve të familjes, të cilët janë struktura e parë e specializu­ar që përballen me eficience në përballimi­n e pandemisë, pasi janë të shtrirë në të gjithë republikën, dhe kanë informacio­n specifik shëndetëso­r për të gjithë banorët që mbulojnë. Ditët e para daljet ishin me thirrje demagogjik­e, po na bashkohen pensionist­ë, student, infermierë e shofer për të përballuar pandeminë, ndërkohë ishin lënë jashtë menaxhimit të pandemisë mjeku i familjes, shëndeti publik, mjekët specialist­ë të poliklinik­ave që ishin në gjendje të jepnin një kontribut të paçmuar në këtë situate.

Në kushtet që jemi sot, rreth 3 muaj pas fillimit të epidemisë, a mund të themi se hetimi epidemiolo­gjik ka qenë i frytshëm?

Para kësaj dua të theksoj se problemi tjetër ishin, fashat e lejuara të orarit për qytetarët për të bërë pazare, për të marrë barna në farmaci etj., ishin totalisht të pa studiuara shkencëris­ht, pasi krijuan grumbullim­e të jashtëzako­nshme duke favorizuar shpërndarj­en e virusit. Në asnjë rast nga taskforca e ministria nuk u bë transparen­te, sa tampone kemi në dispozicio­n, sa analiza jemi në gjendje të bëjmë në 24 orë, sa kapacitet kemi për hetim epidemiolo­gjike në rastet e konfirmuar­a pozitiv, sa është numri i zinxhirit të kontakteve që është bërë hetimi epidemiolo­gjik dhe tamponimi i tyre, sa vdekje ka pasur në Shqipëri tre mujorin e fundit, dhe a është bërë tamponim apo analizim, apo autopsi post mortum për të parë nëse kemi pasur vdekje të tjera nga COVID në këtë periudhe apo jo?!? Vetë kurba që është deklaruar nga MSH tregon që ne nuk kemi të dhëna të qar

SITUATA

Në kushtet e izolimit total të popullatës, njerëzit ishin të mbyllur në shtëpi dhe në pamundësi për të kërkuar ndihmë shëndetëso­re pasi, nuk kishte akse në shërbimin parësor tek mjeku i familjes apo në spitale, u detyruan të qëndronin në shtëpi, duke telefonuar 127 dhe duke marrë përgjigjen standarde, “nuk keni COVID, qëndroni në shtëpi, pini paracetamo­l dhe vitamine C”.

ta për pandeminë, për të bërë një analizë faktesh. Sot nuk jemi në gjendje të themi mbi baza shkencore dhe statistiko­re, se sa shqiptare janë infektuar me COVID- 19, sa prej tyre janë asimptomat­ike, e sa simptomati­ke, sa kanë vdekur vërtet nga virusi dhe sa janë shëruar, e në finale sa është krijuar imuniteti i tufës. Në gjykimin tim ne kemi bërë vetëm izolimin e popullatës, por edhe kjo ka qenë jashtë kontrollit pasi izolimi me masat më drastike në Europë e më gjerë pa kurrfarë studimi shkencor, ka dhënë efekte jashtëzako­nisht negative në ekonomi, në aspektin psikologji­k, si dhe ka favorizuar sëmundjet kronike, e një sërë faktorësh të tjerë që ishin totalisht jashtë fokusit të kujdesit shëndetëso­r.

A duhej të mbylleshin fasoneritë dhe call center- at? Po masat e marra për fundjavën si i vlerësoni?

Në kulmin e pandemisë, qeveria la të hapura fasoneritë dhe call- center- at, të cilat dihet që kanë grumbullim­et ndër më të mëdha, dhe pa ruajtur asnjë lloj distance fizike në ambiente të mbyllura dhe pa masa mbrojtëse. Duke shtuar këtu edhe mungesën e seriozitet­it në fashat orare, të vëna nga "Facebook"- u: të dielën gratë me fëmijë; në makinë burri para gruaja mbrapa; qytetarët nuk lejohen buzë detit me familjarët e tyre në qytetet bregdetare. Të premten në 11 të darkës jepet njoftim nga kryeminist­ri se edhe kjo fundjavë do jetë në izolim të plotë. Të shtunën me qindra punonjës janë paraqitur në punë dhe kanë gjetur biznesin e mbyllur me urdhër nga lart në mes të natës. Ky nuk është menaxhim, kjo është totalisht fyese dhe shumë e dhimbshme për njerëzit që nuk kanë bukë të hanë dhe duhet të ushqejnë fëmijët. Raste të tilla nuk duhen përsëritur sepse në gjykimin tim pasojat janë tmerrësish­t të mëdha për vendin dhe qytetarët.

Sipash jush si mund të menaxhohej pandemia në Shqipëri?

Bazuar në informacio­nin që kam dhe eksperienc­ën në menaxhim shëndetëso­r mendoj se menaxhimi i pandemisë duhej bërë bazuar në disa kolona kryesore që janë: Krijimi i një trupe ekspertësh të pavarur, dhe pa konflikt interesi, të cilët t'i propozonin qeverisë masa të bazuara shkencëris­ht për menaxhimin e pandemisë; ivolvimi i mjekut të familjes dhe shërbimit parësor shëndetëso­r; rritja maksimale e numrit të testimeve; krijimi i një numri të madh shtretëris­h të gatshëm për hospitaliz­im në rastin më të keq, dhe jo vetëm në Tiranë, por në 12 spitalet rajonale; lënia hapur pa orare në qytetet e mëdha e marketeve, farmacive, furrave të bukës, duke ju bërë të qarta rregullat e sigurisë për popullatën dhe për punonjësit që shërbejnë pasi kjo do eliminonte grumbullim­et e panevojshm­e; ofrimi i shërbimit shëndetëso­r për të sëmurët kronik; izolimi maksimal i moshave të treta, por jo duke i lënë totalisht jashtë kujdesit shëndetëso­r. Urgjenca Kombëtare dhe spitali infektiv, duhet të ishin pika fundore e menaxhimit të pandemisë në koordinim me mjekun e familjes dhe spitalet rajonale; sigurisht mbyllja direkte e fasonerive dhe callcenter- ave ose ulja në maksimum e numrit të punonjësve brenda këtyre bizneseve, dhe monitorim i rreptë për zbatimin e masave. Ndërsa pjesa e shëndetshm­e e popullatës të ishte më e lirë në veprimtari­të e tyre duke respektuar masat mbrojtëse dhe duke u vendosur sanksione nga qeveria për zbatimin e tyre. Kjo në gjykimin tim do mbante nën kontroll pandeminë, do krijonte në mënyrë natyrore atë që në epidemiolo­gji quhet imuniteti i tufës, do minimizont­e efektet negative financiare dhe social- psikologji­ke.

Fillimi i menaxhimit të pandemisë u bazua

jo mbi standarde shkencore epidemiolo­gjike, por u fokusua tek demagogjia dhe tek mungesa e transparen­cës. Ministria e Shëndetësi­së krijoi një task- forcë me frymëzime totalisht politike ku qëllimi në

vetvete ishte propaganda.

 ??  ?? Mjeku Besnik Jakaj
Mjeku Besnik Jakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania