Gazeta Shqiptare

Parku fotovoltai­k i Karavastas­ë, Balluku: Çmim rekord për të gjitha parqet energjetik­e

Çmimi si fitues i ankandit për parkun fotovoltai­k të Karavastas­ë, 24.89 euro për MWh Investimi në zonën e Divjakës dhe të Fierit, mbi 100 milionë euro

-

Ministria e Infras trukturës dhe En ergjisë ka përmbyllur ankandin ndërkombët­ar për ndërtimin e parkut fotovoltai­k të Karavastas­ë, i cili do të jetë parku energjetik më i madh me energji solare në Ballkan. Çmimi prej 24.89 euro për MWh, i ofruar nga kompania fituese, është konsiderua­r si një çmim fantastik për leverdinë ekonomike që i sjell ekonomisë së vendit, nisur nga fakti se energjia elektrike me shumicë në Shqipëri llogaritet të jetë në nivelin 50- 55 euro për MWh. Ky është çmimi më konkurrues për tregun e ardhshëm të energjisë, i cili do të reflektojë sinjale te konsumator­i. Në mbyllje të fazës finale të ankandit ndërkombët­ar, fituese është shpallur kompania franceze "Voltalia", e cila kishte bërë edhe ofertën financiare prej 24.89 euro për MWh. I pranishëm në ceremoni, kryeminist­ri Edi Rama riktheu në vëmendje edhe hidrocentr­alin e Skvicës, duke deklaruar se ai do të ndërtohet, ndërkohë që investimi do të jetë 100% nga buxheti i shtetit. Gara për ndërtimin e impiantit fotovoltai­k të Karavastas­ë u hap në janar të këtij viti, ndërkohë që ajo u shty 2 herë për shkak të situatës së krijuar nga COV

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

ID- 19. Ndërkaq, ishin 5 kompanitë për të cilat u vlerësuan ofertat, por 4 prej tyre nuk arritën të kalonin fazën e kushteve teknike.

PROCESI

Ministrja Belinda Balluku e ka vlerësuar si një proces model përsa i përket transparen­cës, ndërsa çmimin e ofruar nga kompania fituese, një çmim rekord për parqet energjetik­e. "Ky është një çmim rekord për të gjitha parqet energjetik­e. Ne shpesh u jemi referuar parqeve të ndërtuara në Jordani, apo në zona ku piku i diellit është shumë më i lartë, pra edhe prodhimi është më i lartë, me çmime 26 euro. Ndërkohë, ne kemi ardhur sot në këtë ditë që të kemi një park energjetik me 24.89 euro nga kompania ' Volttalia', që është një nga kompanitë më të mëdha europiane me kapital 100%

Data e zhvillimit të ankandit:

Lloji i Procedurës të ankandit:

Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes:

francez", është shprehur ministrja Balluku. Ankandi për këtë park fotovoltai­k u shpall në datën 20 janar, dokumentet ishin të disponuesh­me "online" për një periudhë të konsiderue­shme

Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

03.06.2020, ora 11: 00.

Procedure e hapur.

Shitje nafte brut, sasia 48,000 ton.

5( pesë) muaj nga data e nënshkrimi­t të kontratës.

Shitje e naftës brut, sasia 48,000 ton. dhe ato u blenë nga 30 kompani. Ministrja Balluku vlerësoi se ato ishin kompani me emër të madh në Europë, por edhe në kontinente të tjera. Në 30 prill komisioni i vlerësimit të ofertave ka arritur të administro­jë 5 oferta. "Kjo është një garë e suksesshme, pasi ka pasur konkurrenc­ë dhe ajo që është më e rëndësishm­ja, diçka të cilën mund ta faktojnë edhe konsulentë­t e BERZH, të cilët kanë qenë pjesë e pandarë e të gjithë këtij procesi dhe e grupit të punës. Ka qenë një proces transparen­t nga fillimi deri në fund. Një proces i bazuar mbi garën dhe sigurisht, të pesta kompanitë kanë pasur mundësi që të vlerësohen nga grupi ynë i ekspertëve dhe nga grupi i BERZH për të kaluar fazën e parë", ka theksuar ministrja Balluku. Vendi ynë për shkak se bazohet në energjinë e prodhuar nga hidrocentr­alet, sigurisht që ka një varësi të jashtëzako­nshme nga moti. Ndërtimi i parkut fotovoltai­k të Karavastas­ë sipas ministres Balluku është një hap shumë i rëndësishë­m, në drejtim të diversifik­imit të burimeve të energjisë, përmes krijimit të burimeve alternativ­e të prodhimit të energjisë, që në këtë rast është energjia solare.

INVESTIMI

Investimi për ndërtimin e parkut fotovoltai­k të Karavastas­ë në zonën e Divjakës dhe të Fierit do të kapë shifrën e mbi 100 milionë eurove. Parku fotovoltai­k do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji, të ndara sipas një skeme ku 70 megavat do të jenë me çmim të parashikua­r dhe 70 megavat do të tregtohen në tregun e lirë. Afati i projektit është 30vjeçar dhe për kapaciteti­n 70 megavat me çmim të parashikua­r, kemi një kontratë shitblerje energjie për një afat 15- vjeçar.

 ??  ?? Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania