Gazeta Shqiptare

Në Tiranë më të pasurit e Shqipërisë

INSTAT, Kukësi me të ardhurat më të ulëta në vend

-

STANDARDI I FUQISË BLERËSE

PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse ( Purchasing Power Standard - PPS) në vitin 2018 është 27.581 PPS. PBB për frymë në PPS për vitin 2018 për Republikën e Shqipërisë është 31,1% e mesatares së Bashkimit Europian BE28 = 100. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në këto nivele Shqipëria renditet ndër më të varfrat në Europë, së bashku me Bosnjën e Kosovën.

statistiko­re në nivel 2, në rajonin statistiko­r Veri, PBB për frymë është 462 mijë lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni ësh

të 19,1% nën mesataren e vendit. Në rajonin statistiko­r qendër, PBB për frymë është 692 mijë lekë dhe pati një rritje me 5,6%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2% mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistiko­r Jug, PBB për frymë është 511 mijë lekë, duke shënuar një rritje me 6,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4% nën mesataren e vendit. Niveli më i lartë i PBB- së për frymë sipas rajoneve statistiko­re në nivel 3 ( qark), në vitin 2018, ishte në qarkun e Tiranës, me 783 mijë lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1% krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3% mbi mesataren e vendit. Më pas renditet qarku i Fierit, me 599 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0% mbi mesataren e vendit. Niveli më i ulët i PBB- së për frymë sipas rajoneve statistiko­re në nivel 3 ( qark) në vitin 2018, u vlerësua në qarkun Kukës me rreth 362 mijë lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB- në për frymë më të ulët vijon qarku Elbasan me rreth 398 mijë lekë duke shënuar një rritje me në terma nominale 5,9% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,3% nën mesataren e vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania