Gazeta Shqiptare

S'kanë marrë asnjë lekë në 3 muaj, Ibrahimaj: Afati ri për të aplikuar për 40 mijë lekë

Denaj: Paketa e dytë do të ndryshojë/ Në mars- prill janë larguar nga puna 38 mijë individë Pas 5 qershorit nëse bizneset nuk do të aplikojnë, paga i kalon individëve

-

Punonjësit që për sh kak të pandemisë për tre muaj nuk kanë marrë asnjë të ardhur do të përfitojnë pas 5 qershorit. Paketa e dytë e ndihmës që parashikon­te pagën 40 mijë lekë, do të ndryshojë pasi një pjesë e konsiderue­shme personash nuk kanë përfituar.

PAKETA E DYTË

Paketa e dytë e ndihmës ekonomike do të ndryshojë pasi jo të gjithë personat që janë përfitues kanë arritur që brenda afateve kohore të marrin pagën e paketës së dytë, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. "Jo të gjithë personat, të cilët janë përfitues të paketës së dytë kanë arritur që brenda afateve kohore të marrin paketën e dytë. Kemi propozuar disa ndryshime proceduria­le, të cilat do të tejkalojnë edhe disa nga vështirësi­të operaciona­le". Denaj shtoi se hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe. "Unë besoj se hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe, duke siguruar ato protokolle­t që kemi thënë, dezinfekti­mi etj. që tani do bëhet mënyrë jetese. Kemi nisur sot disa takime me bizneset, kemi filluar nga biznesi i vogël, këtu te pjesa e rrugës së Elbasanit ku ka shumë biznese të vogla, të cilët në pjesën më të madhe kanë qenë të mbyllur. Dhe sigurisht duke qenë të mbyllur kanë përfituar nga paketa e parë, ajo e pagës së luftës, e pagës minimale për tre muaj",- tha Denaj. Për shkak të COVID në periudhën marsprill janë larguar nga puna rreth 38 mijë individë.

AFATI I RI

Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve Delinda Ibrahimaj deklaroi se sapo të miratohen ndryshimet në paketën e dytë do të publikohet lista e të gjithë tatimpague­sve dhe individëve përfitues. Afati për të aplikuar

REPUBLIKA E SHQIPERISE “PRODHIME KARBONIKE” SH. A.

do të jetë deri në 5 qershor me të njëjtat procedura si më parë. "Ne kemi ndjekur me shumë kujdes të gjithë procesin e ankesave të ardhura si nga individët ashtu edhe nga tatimpague­sit të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo përfitojnë nga paketa e dytë. Ne u bëjmë me dije edhe me numrin total të të larguarve nga puna në periudhën mars dhe prill, i cili është rreth 38 mijë individë dhe kemi bërë të mundur që këto individë që de fakto janë larguar nga puna për shkak të COVID të përfitojnë nga paga e luftës. Që nga momenti i miratimit Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve do të afishojë në faqen e saj zyrtare të gjithë tatimpague­sit që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi dhe gjithashtu të gjithë individët që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi, të cilët do të kenë kohë deri në 5 qershor të aplikojnë njësoj siç ka qenë procedura për paketën e dytë nëpërmjet portalit e- filing. Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë, ne pagën e luftës do t'ia kalojmë automatiki­sht të gjithë individëve që duhet të përfitojnë nga paga e luftës, dhe do të përfitojnë këtë pagë duke arritur numrin në total e 176 mijë personave",- tha Ibrahimaj.

 ??  ?? Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania