Gazeta Shqiptare

Trafik droge dhe armësh, OFL- ja u kërkon 4 të "fortëve" të Elbasanit të deklarojnë pasurinë

Në "shënjestër" edhe Xhiljano Xhoxhi, i dënuar me 10 vite burg në Itali dhe Agron Mehja Në "sitë", Kelmend Dalipi, pjesë e grupit "Kokaina" nga laboratori i drogës në Xibrakë

-

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar dje sërish në Elbasan, ndërsa u ka kërkuar 4 "të fortëve" që të deklarojnë pasurinë brenda 24 orëve. Bëhet fjalë për Agron Mehjan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe Kelmend Dalipin, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". Po ashtu, mes personave që iu është kërkuar të plotësohet formulari është edhe Eduart Haxhi, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal" si dhe Xhiljano Xhoxhi, i dënuar në Itali për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Sipas burimeve policore, Kelmend Dalipi, 45 vjeç, banues në Elbasan, është një nga të arrestuari­t e dosjes "Xibraka", ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës dhe u arrestuan 11 persona, mes tyre dhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Në laborator u gjet dhe sekuestrua sasia prej 19 kilogramë e 416.2 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 8 kg e dyshuar si përzierës i lëndës narkotike kokainë, 400 euro, 769.000 lekë të reja dhe 4150 dollarë amerikanë. Të njëjtat burime thanë se Eduart Haxhi është arrestuar në 2018- ën si pjesë e grupit të trafikimit të 580 kg kanabis në pikën e kalimit kufitar në QafëThanë. Droga ishte fshehur në një fugon dhe po shkonte nga Elbasani drejt Korçës. Fugoni rezultonte në pronësi të një firme fasonerie në Fier. Gjithashtu, mësohet se Xhiljano Xhoxhi është arrestuar në nëntor të vitit të shkuar pasi kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane, i akuzuar për grabitje dhe trafik droge. Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale, që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Ai njihej edhe si krahu i djathtë i "kapobandës" së drogës, që drejtohej nga Ilir Koçiaj. Të dy ngritën rrjetin e trafikimit të drogës, punë për të cilën përdornin korrierë nga 6 vende të ndryshme të botës. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special duhet t'u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së

dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- Agron Mehja, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit".

- Kelmend Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal".

- Eduart Haxhi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kryerja e veprave pe

nale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal".

- Xhiljano Xhoxhi, banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

EDUART HAXHI

Sipas burimeve policore, Eduart Haxhi, banues në Elbasan, është i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". Ai është arrestuar në

2018- ën si pjesë e grupit të trafikimit të 580 kg kanabis në pikën e kalimit kufitar në QafëThanë. Droga ishte fshehur në një fugon dhe po shkonte nga Elbasani drejt Korçës. Fugoni rezultonte në pronësi të një firme fasonerie në Fier.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania