Gazeta Shqiptare

Zbulimi i pasurive të "kokave" të krimit, SPAK thërret kreun e Kadastrës: Duam informacio­n për çdo dosje

Në fokus operacioni i OFL- së, Lame: Takimi ishte sekret

-

KELMEND DALIPI

45- vjeçari Dalipi nga Elbasani është i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". Dalipi është një nga të arrestuari­t e dosjes "Xibraka", ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës dhe u arrestuan 11 persona, mes tyre edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Në laborator u gjet dhe sekuestrua sasia prej 19 kilogramë e 416.2 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 8 kg e dyshuar si përzierës i lëndës narkotike kokainë, 400 euro, 769.000 lekë të reja dhe 4150 dollarë amerikanë.

XHILJANO XHOXHI

Ai rezulton të jetë i dënuar në Itali për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". Xhoxhi është arrestuar në nëntor të vitit të shkuar pasi kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane, i akuzuar për grabitje dhe trafik droge. Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale, që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Ai njihej edhe si krahu i djathtë i "kapobandës" së drogës që drejtohej nga Ilir Koçiaj. Të dy ngritën rrjetin e trafikimit të drogës, punë për të cilën përdornin korrierë nga 6 vende të ndryshme të botës.

TIRANË

- Kreu i Ka dastrës, Artan Lame, ka zhvilluar dje një takim në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Tiranë. Mësohet se gjatë takimit me drejtuesin e SPAK- ut, Arben Krajën, në kuadër të operacioni­t të OFL- së, është diskutuar në lidhje me shkëmbimin e informacio­neve për pronat e personave në hetim. Gjithashtu, mësohet se kreu i SPAK- ut i kërkoi Lames që të përgatisë përgjigje për çdo kërkesë së OFL- së, pra të paraqesë një dosje për çdo person nën hetim, e cila do të shërbejë si provë në gjykatë. Në përfundim të takimit, Lame refuzoi të fliste për mediat. Ai theksoi se takimi ishte sekret. Aksioni i OFLsë ka si qëllim goditjen e aseteve të vëna nga veprimtari­të kriminale, ndërsa prej disa muajsh operacioni po vijon. Kujtojmë se pasuritë e sekuestrua­ra do të kthehen në qendra për veprimtari sociale. Që prej disa muajsh

Operacioni Forca e Ligjit ka nisur aksion për goditjen e "kokave" të krimit. Dje OFLja u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë 4 personave të dënuar në Elbasan. Ndërkohë, një ditë më parë OFL- ja u dërgoi formularët Enver Bajrit dhe Emrah Plakut.

 ??  ??
 ??  ?? Arben Kraja dhe Artan Lame
Arben Kraja dhe Artan Lame
 ??  ?? Kelmend Dalipi
Kelmend Dalipi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania