Gazeta Shqiptare

Shkon për të peshkuar, 67- vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës

-

SHKODËR - Një peshkatar është gjendur pa shenja jete në liqenin e Shkodrës. Mësohet se trupi i pajetë i peshkatari­t u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Viktima është Sulejman Sylja, 67 vjeç. Mësohet se ai kishte dalë për peshkim, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se në ç'rrethana ka humbur jetën. Sipas burimeve policore, pasi shtetasi në fjalë ka dalë për peshkim nga banesa, nuk është kthyer më. Ndërkohë që familjarët kanë bërë kallëzim në polici. Burimet e mësipërme sqaruan se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ( FNSH) janë futur për ta nxjerrë, por ka qenë e pamundur, për shkak të dallgëve në liqen. Po pritet ardhja e palombarëv­e të RENEA- s për të nxjerrë trupin e pajetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania