Gazeta Shqiptare

15- vjeçarja doli për vrap në Dajt dhe u ngacmua seksualish­t nga një motorist

SHÇBA kallëzon në prokurori dhe dy policët

-

TIRANË

- Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave i referoi prokuroris­ë për hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve të policisë të dyshuar se kanë reaguar me vonesë, për të ndaluar një të dyshuar për krime seksuale. Rasti u kallëzua nga një burrë dhe vajza e tij 15vjeçare që pretendojn­ë se specialist­ët e hetimit, pas kallëzimit për ngacmimin e adoleshent­es, nuk e kishin referuar për dhunë seksuale denoncimin, por për kanosje. Por ndërsa ky version rrëzohet, pasi dosja që ' TCH' disponon tregon që shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas

NGJARJA

Siç thuhet ne dosje, 15- vjecarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt. Asaj iu ndërpre rruga nga një motorist që e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi në këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi të bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

ngjarjes i riu u lejua të largohej në shtëpi, për t'u arrestuar tri ditë me vonë. Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administru­ar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e prokurorit se si

duhet të vepronin që i kishte udhëzuar në telefon ta pyesnin, jo si person nën hetim, por si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë të lirë për ta arrestuar pas ankesave të të dëmtuarve. Siç thuhet në dosje, 15- vjeçarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist që e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi në këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi të bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime. Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi të shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie që po patrullont­e në zonë, duke kërkuar ndihme.

Por ndërkaq oficerët që e shoqëruan në komisariat përshkruan se si një vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata që kryen veprimet e mëpasshme dyshohet se nuk kanë pasur të njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit të detyrës. Një burim i sigurtë tregoi se dy oficerët, dyshohen të kenë vepruar në këtë mënyrë, pasi mund të kenë pasur si synim të lehtësojnë gjendjen e te dyshuarit i moshës 22- vjeç. Dyshimet që bien mbi ta janë ato të shpërdorim­it të detyrës, thotë SHCBA./ TCH

 ??  ?? Policia e Tiranës
Policia e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania