Gazeta Shqiptare

Kokainë, hashash dhe fara kanabisi, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

-

TIRANË - Dy të rinj janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë dhe kanabis. "Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacioni­n e koduar "Baldushku", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga ana e punonjësve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacio­ne nga burime të ndryshme konfidenci­ale dhe të regjistrua­ra në Policinë e Shtetit se shtetasi F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administra­tive Baldushk dhe zonave përreth saj", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se mbi bazën e këtyre informacio­neve u organizua puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi. Gjatë operacioni­t, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z.. Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r dhe dy aparate celular, një peshore elektronik­e dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania