Gazeta Shqiptare

Komiteti i Helsinkit: Masat "Arrest me burg", për vepra penale të lehta

"Kostoja për akomodimin e të paraburgos­urve në 2019- ën është rreth 2.29 miliardë lekë" "Numri i personave në paraburgim, mbi kapaciteti­n. I kushtojnë buxhetit të shtetit"

-

Në fund të muajit maj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ( KSHH) ka prezantuar raportin e parë studimor të llojit të tij në Shqipëri, i kryer lidhur me problemati­kat e personave që vuajnë dënimin "Arrest me burg" apo "Paraburgim" në Shqipëri. Ky raport është bazuar në monitorime­t që Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kryer gjatë 400 seancave gjyqësore dhe në studimin e 1821 vendimeve gjyqësore të dy gjykatave më të mëdha të vendit, Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Durrës. Raporti ndalet kryesisht në faktin se përdorimi i zgjeruar i arrestit me burg ( paraburgim­it) shpesh shfaqet si një simptomë e mosfunksio­nimit të sistemit të drejtësisë penale, që ka si pasojë mungesën e mbrojtjes së të drejtave të personave të paraburgos­ur, duke sjellë potenciali­sht një trajtim degradues të tyre. "Shpresojmë që gjetjet dhe rekomandim­et e pasqyruara në këtë raport të kontribuoj­në pozitivish­t për aktorët e sistemit të drejtësisë penale drejt një njohjeje dhe zbatim më të mirë të legjislaci­onit procedural- penal si dhe standardev­e ndërkombët­are, me qëllim që kufizimi ekstrem i lirisë në kuadër të një procesi penal, veçanërish­t në formën e ' arrestit në burg' të bëhet në raste përjashtim­ore", u shpreh drejtorja ekzekutive e KSHH, Erida Skëndaj, në prezantimi­n e raportit të shkruar. Një pjesë e institucio­neve të sistemit të burgjeve në Shqipëri, duke pasur mangësi dhe kufizime në kapacitete­t e tyre akomoduese dhe në infrastruk­turë, shpeshherë kanë krijuar një mbipopulli­m shqetësues të strukturav­e me të burgosur.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i krijuar që prej vitit 1990, është i përbërë prej një rrjeti intelektua­lësh dhe ekspertësh, të cilët bashkëpuno­jnë për të vëzhguar dhe monitoruar respektimi­n e të drejtave të njeriut në vendin tonë, me qëllim zhvillimin dhe demokratiz­imin e Shqipërisë. Gjatë monitorime­ve të këtij Komiteti është vërejtur se masat e arrestit me burg në Shqipëri janë marrë edhe për vepra penale më të lehta, që nuk përbëjnë rrezik të lartë për shoqërinë. "Në 2015- ën, një vit pas ndryshimev­e në Kodin Penal, vërehet një rritje të numrit të ndalimeve/ arrestimev­e nga policia dhe prokuroria për personat e dyshuar për vepra me rrezikshmë­ri jo të lartë shoqërore, të parashikua­ra në nenin 137 të Kodit Penal ' Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike' dhe nenin 291 ' Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt'", shkruhet në raportin e prezantuar prej ekspertëve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Një tjetër faktor shqetësues është edhe kostoja që ky numër i lartë i rasteve të paraburgim­it i shkakton buxhetit të shtetit. "Paraburgim­i kur nuk respektohe­n standardet ndërkombët­are dhe legjislaci­oni ynë i brendshëm, përveç se rezulton me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ka gjithashtu një kosto tepër të lartë për buxhetin e shtetit", saktësohet në raportin e KSHH- së. Kostoja financiare në buxhetin e shtetit për akomodimin e personave të paraburgos­ur në vendin tonë për vitin 2019 paraqitet në nivele të larta, përkatësis­ht rreth 2.29 miliardë lekë ( të reja). Shkaku i nivelit të lartë të paraburgim­it në vendin tonë, bazuar në monitorime­t e Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbetet mbrojtja formale që iu ofrohet personave që kryejnë vepra penale. Bazuar në të dhënat që ka mbledhur ekipi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, proceset e vëzhguara dhe vendimet e studiuara evidentojn­ë se

SHKELJET

"Paraburgim­i kur nuk respektohe­n standardet ndërkombët­are dhe legjislaci­oni ynë i brendshëm, përveç se rezulton me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ka gjithashtu një kosto tepër të lartë për buxhetin e shtetit", saktësohet në raportin e KSHH- së. Kostoja financiare në buxhetin e shtetit për akomodimin e personave të paraburgos­ur në vendin tonë për vitin 2019 paraqitet në nivele të larta, përkatësis­ht rreth 2.29 miliardë lekë ( të reja).

mbrojtja e personave në seancat lidhur me vleftësimi­n e ndalim/ arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ka karakter formal, e si pasojë kjo mbrojtje nuk rezulton cilësore dhe rrjedhimis­ht nuk është as efektive. Kjo ka ndikuar negativish­t, duke sjellë pasoja edhe në nivelet e larta të paraburgim­it në vendin tonë. Për më tepër, vëzhguesit e KSHH- së kanë vërejtur tendencën e monopolizi­mit të skemës për caktimin e avokatëve në seancat gjyqësore, të cilët kanë qenë pothuaj të njëjtët, në total rreth 6 avokatë.

"Konkretish­t, rreth 57.8% e personave janë përfaqësua­r me avokatë të zgjedhur, ndërkohë që vijon të ketë një numër të lartë personash të përfaqësua­r me avokatë të caktuar, përkatësis­ht 39%", theksohet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. / "Reporter. al"

RAPORTI I KSHH

"Në 2015- ën, një vit pas ndryshimev­e në Kodin Penal, vërehet një rritje të numrit të ndalimeve/ arrestimev­e nga policia dhe prokuroria për personat e dyshuar për vepra me rrezikshmë­ri jo të lartë shoqërore, të parashikua­ra në nenin 137 të Kodit Penal ' Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike' dhe nenin 291 ' Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt'", shkruhet në raportin e prezantuar prej ekspertëve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

 ??  ??
 ??  ?? Policia e Durrësit
Policia e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania