Gazeta Shqiptare

Dërguan afër 4 tonë drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

-

ITALI

- Guardia Di Fi nanza e Brindizit në bashkëpuni­m me Antimafien italiane të Leçes kanë përfunduar me sukses dje në mëngjes operacioni­n e quajtur "San Silvestro 2018", që ka çuar në shkatërrim­in e një grupi trafikantë­sh nga Shqipëria dhe Italia. Të arrestuar kanë përfunduar gjithsej 9 persona, 5 janë lënë në burg dhe katër janë në "arrest shtëpie". Mes të arrestuarv­e ka edhe shqiptarë të dyshuar se bënin lidhjen mes trafikantë­ve nga Durrësi në shtetin fqinj, raportojnë mediat italiane. Gjithsej, autoritete­t italiane kanë sekuestrua­r gati 6 tonë lëndë narkotike, mes të cilave hashash, kokainë, heroinë, por edhe makina luksoze. Në këtë operacion është bashkëpunu­ar edhe me autoritete­t e portit të Durrësit dhe policinë shqiptare. Mësohet se hetimet kanë nisur nga policia e Brindisit në vitin 2017, të cilat kanë bërë të mundur rindërtimi­n e të gjithë zinxhirit të trafikut të paligjshëm, nga furnizimi në organizata­t kriminale Ballkanike, deri në pritjen e dërgesave narkotike përgjatë brigjeve të Apulian, që më pas të dërgoheshi­n te blerësit në të gjithë vendin. Në tërësi, 24 persona u shpallën si bashkëpunë­torë të organizatë­s kriminale dhe 15 u arrestuan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania