Gazeta Shqiptare

Kadastra: 2500 pronarët që duhet të paguajnë taksën

Pronarët e shtëpive duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë për të marrë tapinë Lista me personat në 12 qarqe të vendit

-

Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 2500 pronarë objektesh që janë në proces legalizimi, por nuk kanë paguar ende taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastruk­turë e ndërtimeve të reja është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Pronarët e objekteve duhet të paguajnë taksën për të marrë lejen e legalizimi­t dhe më pas certifikat­ën e pronësisë. "Gazeta Shqiptare" publikon Tiranën dhe 11 qarqe të vendit. Kjo drejtori do të bëjë emetimin e menjëhersh­ëm të lejes së legalizimi­t, pasi subjekti përfitues të depozitojë pranë zyrave të saj vërtetimin përkatës që ka kryer pagën e taksës.

TAKSA

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë për ndërtimet e reja, e cila është një taksë që administro­het nga pushteti vendor. Tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqes së punimeve sipas preventiva­ve përkatëse për këto sipërfaqe. Për ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastruk­turë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikim­it të ndërtimit për legalizimi­n, pra dosja shqyrtohet, pavarësish­t faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Për të marrë lejen e legalizimi­t, personi që ka ndërtuar pa leje duhet të paguajë më parë taksën. Këshilli i Ministrave ka kryer që në shtator të vitit 2016 ndryshime në vendimin nr. 954, datë 25.11.2015 të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet përcaktuan faktin se nuk do të jepet asnjë leje legalizimi pa pagur taksën. "Leja e legalizimi­t miratohet pasi të jetë administru­ar dokumentac­ioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe është arkëtuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 50/ 2014. Për rastet e tjera, ky dokumentac­ion administro­het nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas përcaktime­ve të nenit 23, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 dhe mungesa e tij nuk pengon miratimin e lejes së legalizimi­t", thuhet në pikën 2 të vendimit. Sipas VKM- së, dokumentac­ioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues, për shtesat pa leje, administro­het përpara miratimit të lejes së legalizimi­t vetëm nëse subjekti e disponon atë, sipas përcaktime­ve të neneve 27, shkronja "d" dhe 28, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar. Mungesa e këtij dokumentac­ioni nuk pengon miratimin e lejes së legalizimi­t. Në nenin 27, pika ' d' të ligjit për legalizime­t thuhet: d) vërtetimin ose certifikat­ën e pronësisë së parcelës ndërtimore nga ZRPPja përkatëse ( pasi subjekti të jetë pajisur me të sipas këtij ligji, kur ai e disponon menjëherë gjatë vetëdeklar­imit) dhe/ ose çdo akt tjetër ligjor për fitimin e pronësisë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania