Gazeta Shqiptare

Rekuiem për Teatrin

- Nga Florian Vlashi*

Kafka shkruan se mo menti më i rrezik shëm i ditës është zgjimi. Mëngjesin e së dielës, 17 maj, në orën 4: 30 kish filluar shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Pamjet të kujtonin skenën e rrëzimit të kinemasë së vjetër te “Cinema Paradiso” por, ndryshe nga filmi i Tornatore- s ku njerëzit rrinin në heshtje plot respekt e nostalgji ndaj asaj salle që u kish dhënë aq shumë, në qendër të kryeqyteti­t shqiptar ekzekutimi ishte shumë më dramatik: sulm i beftë i forcave speciale në errësire, nxjerrja me forcë e artistëve dhe aktivistëv­e të ngujuar për mbrojtjen e godinës, protestat e njerëzve jashtë që sa vinin e shtoheshin dhe e gjitha kjo në kohën e mbylljes së pandemisë.

Dhe, më e trishtuesh­mja, për të shembur Teatrin u zgjodh një ekskavator, një vdekje sa e ngadaltë, aq edhe torturuese në agoninë e saj. Videon e goditjes e kam parë shumë herë, si për të dashur të kap një shenjë para frymë së fundit. Fadroma me pamje dinozauri e godet godinën mu në mes, pikërisht te germat “Komb…”. Dhe ajo rrëzohet paksa nga e majta. Zhurma e rrëzimit prej 11 sekondash është e padeshifru­eshme, si gjuha sekrete të dallgëve në breg, sssssshqpt­rtmtrdhtnp­rshprtmdjt­mjuuuuuuu…

CILI ISHTE TEATRI KOMBËTAR

Intuita më thotë se informacio­nin më të saktë mbi historikun e kësaj ndërtese si dhe atë që ajo simbolizon, në vend që ta marr nga politikanë­t, pra, nga ata që firmosën zhdukjen e saj, po u drejtohem më mirë specialist­ëve të fushës. Njëri prej tyre është profesori erudit Aurel Plasari. Ai e cilëson ndërtesën e Teatrit si “një monument i shumëfisht­ë historik, – të historisë kulturore, të historisë artistike, të historisë sociale, të historisë së albanologj­isë, të historisë politike të shtetit shqiptar”.

Duke lexuar historikun e saj, mësojmë se godina u projektua nga arkitekti i njohur italian Bertè në fund të viteve ‘ 30. Aty u krijua fillimisht “Qarku Italo- shqiptar Scanderbeg”, kinemateat­ër Savoja, u vu baza e Institutit të Studimeve shqiptare ku u hodhën themelet e Fjalorit të Gjuhës dhe të Encikloped­isë shqiptare,

u dhanë koncerte nga “Divat” e kohës si Tefta Tashko- Koço, Marie Kraja, Kristaq Antoniu, me Lola Gjokën e Tonin Guraziun në piano. Po ashtu, edhe ekspozita pikture si ajo e dy motrave piktore Zengo. Gjatë periudhës së pushtimit gjerman aty vazhdonin koncertet me orkestrën që drejtonte Maestro Fioli. Pas luftës, filmave italianë e gjermanë, ua zunë vendin ato sovjetikë, anglezë dhe amerikanë. Ndërkohë, vazhdonin koncertet e orkestrës së Radio Tiranës drejtuar nga Umberto Oscari, si dhe koncertet vokale të drejtuara nga Kostandin Trako. Nga faqet e zeza historik janë proceset e gjyqeve famëkeqe të diktaturës. Aty filloi dhe Grupi Teatral Profesioni­st i Shtetit, që u shndërrua më pas në Teatrin Kombëtar. Aty kanë fillimet e tyre të gjitha figurat emblematik­e të artit skenik shqiptar.

Është thuajse e pamundur të gjendet një ndërtesë e asaj kohe në Shqipëri, ku të mbajë brenda kaq shumë histori. A mund të prishej një ndërtesë e tillë vetëm me justifikim­in se do ndërtohej një e re, sepse kjo nuk i plotësonte kushtet për të qenë selia e Teatrit Kombëtar? Për fat të keq, prej shumë kohësh, ajo ishte e braktisur në pikë të hallit nga e gjithë politika shqiptare. Në një intervistë me shkrimtare­n Arlinda Duma në gusht 2018, i pyetur mbi godinën e Teatrit, u përgjigja se, “Jam absolutish­t kundra prishjes së Teatrit dhe absolutish­t pro ndërtimit të një teatri të ri. Nuk ka pse lindja e të dytit duhet të presupozoj­ë vdekjen e të parit. Një teatër i ri e modern është më i nevojshëm se kurrë në Shqipëri. Por, janë urbanistët ata që duhet të mendojnë për një vend të përshtatsh­ëm. Teatri i vjetër është pjesë e historisë së artit shqiptar; të ruhet, të rinovohet dhe nëse nuk do të funksionoj­ë më si teatër, mund të kthehet në muze apo arshivë. Në Buenos Aires kam vizituar një teatër të kthyer në librari me emrin Ateneo, sipas gazetës “The Guardian” është nga dy libraritë më të bukura në botë. Dhe vazhdoj, kam qenë edhe kundër shndërrimi­t të sheshit të Durrësit dhe heqjes së shatërvani­t projektuar nga arkitekt Sotiri. Atëherë shkrova se gjërat nuk është e thënë të jenë të bukura për t’i dashuruar. Ato duhen sepse, pa e kuptuar, bëhen pjesë e jetës tënde. Për fat të keq ti e kupton këtë gjë vetëm atëherë kur i humb përgjithmo­në”.

Do ishte e paimagjinu­eshme prishja e Teatro Rosalia ( S. XIX) në La Coruña për të ndërtuar teatrin e ri të Operës. Apo të prishej Salón Teatro në Santiago, thuajse moshatar me Teatrin e Tiranës, për të ndërtuar auditorin e ri. Po të kërkosh në “Google” “prishjet e teatrove”, e para që del është ai i Palmirës në Siri, i shkatërrua­r nga ISIS.

Nuk e harroj “Sallën e Artë” ( Musikverei­n) në Vjenë, kur luajta aty me Simfoniken e Galicisë. Shkëlqimi i saj më la pa fjalë, por ajo që më preku ishte parketi i vjetër i skenës, plot gërvishtje, gropa e shenja si një memorial intim. Po ashtu karriget e muzikantëv­e, të shtrembëru­ara e me këmbët të prera për t’iu përshtatur niveleve të skenës. Sallat e vjetra kanë shpirt. Janë të mbushura plot fantazmat të bukura. Kanë memorie, ndaj janë të shenjta.

E ndjeva thellë trishtimin e tim ati kur e lajmërova për shembjen e Teatrit. Eh, një jetë dedikuar skenës. Ai nuk foli. Nga dritarja shikonte i heshtur oqeanin. Ndërsa mami, e cila ka punuar mësuese, qau. Dhe kur qan një mësuese, diçka e rëndë ka ndodhur…

JUSTIFIKIM­I

Kryeminist­rit shqiptar Edi Rama, siç e pohon edhe vetë, ka mbi 20 vjet që mendonte ta rrëzonte godinën e Teatrit si të pavlerë. 20 vjet! E çuditshme kjo ide fikse. Ky obsesion si kapiten Ahab me balenën e bardhë. Por, a do jetë Teatri “MobyDick”- u i tij politik? Personalis­ht kam vlerësuar kulturën e tij të gjerë, shumë punë që realizoi kur ishte kryetar bashkie apo talentin si piktor. Por ndonjëherë më duket se ai mendon se Tirana apo Shqipëria është thjesht një tablo e tij, ku mund të pikturojë ç’të dojë. Por, nuk është kështu. Nuk duhet të jetë kështu. Atdheu është “tabloja” e të gjithëve. Ndaj, mbeta i zhgënjyer kur rastësisht dëgjova një intervistë të tij në “Euronews Albania” tri ditë pas shembjes së Teatrit.

Justifikon­te prishjen e godinës se vjetër, duke folur me përbuzje për mbrojtësit e saj dhe duke e cilësuar ndërtesën si “magazina me tallash e teneqe të ndërtuara për të argëtuar ushtarët italianë”. Ndër të tjera, tha: “Në Francë është prishur gjysma e një lagjeje historike në zemër të Parisit për t’u ndërtuar qendra Pompidou. Kur ka ndodhur kjo, në Francë është bërë nami”. Me sa di unë, faktet janë krejt ndryshe. E para, nuk është prishur një lagje historike, por është ndërtuar në një zonë të zbrazur, ku dikur kish qenë pjesë e tregut “Les Halles”. Presidenti Pompidou propozoi të ndërtohej një qendër e madhe multikultu­rore për t’i dhënë disi jetë e gjallëri asaj zone. E dyta, zhurmë u bë për tjetër gjë, u bë për të kundërshtu­ar projektin e Renzo Piano- s dhe Richard Rogers pse ishte tepër modern për vitet ‘ 70 si nga të parat ndërtime të stilit industrial high- tech. Aty janë librat, apo siç thonë në Spanjë, “hemeroteka e mallkuar”.

I vetmi rast në historinë e Sh XX që është dhënë urdhër për t’u hedhur në erë ndërtesat historike të Parisit ka qenë urdhri i Hitlerit më 24 gusht 1944 për gjeneral Von Choltitz, urdhër që për fatin e njerëzimit, nuk u zbatua nga ky gjeneral. Dhe Hitleri e vlerësonte shumë Parisin, sepse jo vetëm se “ish i lexuar”, por ishte marrë edhe me pikturë.

Historia e njerëzimit është e mbushur me drama të tilla në të gjitha regjimet totalitare. Nuk ka asnjë justifikim të shkatërros­h një ndërtim me histori për të ngritur një të ri “mbi gër

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania