Gazeta Shqiptare

A do ta hajë reforma në drejtësi veten e saj?

-

... të koduara për reformën në drejtësi.

Ambasadorj­a e SHBA- ve Yuri Kim paralajmër­oi “një marrëveshj­e pas krahësh për të vrarë reformën në drejtësi”, ndërsa ambasadori i BE- së Luigi Soreca deklaroi se “nuk është koha për të rihapur diskutimet mbi themelet e saj”.

Këto postime të ambasadorë­ve u pasuan nga shumë komente interpretu­ese, shpesh kontradikt­ore dhe përjashtue­se me njëra- tjetrën, në varësi të anësisë politike të komentuesv­e.

Kryeminist­ri Rama citoi Shekspirin, ndërsa kryetari i PD- së Basha paralajmër­oi “ndryshime kushtetues­e dhe ligjore” ndaj reformës në drejtësi të zbatuara nga parlamenti aktual ( nga i cili ai u largua një vit më parë).

Çfarëdo që të ketë qenë motivimi pas deklaratav­e të Kim- it dhe Sorek- ës është e vërtetë që reforma në drejtësi është nën kërcënim. Dhe, në mënyrën më ironike të mundshme, ajo po kërcënohet nga vetë suksesi i saj.

Javën e kaluar, Gjykata Speciale pezulloi nga detyra komisioner­in e KPA- së Luan Daci. Daci është një nga gjyqtarët e institucio­nit më të lartë të vetingut KPA- së dhe gëzon status të njëjtë me gjykatësit e Gjykatës Kushtetues­e.

Për të kuptuar arsyen e pezullimit të Dacit dhe të dënimit të tij të mundshëm për falsifikim dokumentes­h, duhet të kthehemi pas në kohë, në vitin 2017.

2017: Origjina

Më 2 qershor 2017, Komisioni i Tretë Ad Hoc parlamenta­r për Verifikimi­n e Kandidatëv­e të Institucio­neve të Vetingut, zhvilloi seancën për vlerësimin e kandidatëv­e për KPA- në.

Sesioni u drejtua nga deputetja socialiste Vasilika Hysi, e cila ka qenë pedagoge e shumicës së kandidatëv­e, të cilët i drejtohesh­in asaj me emrin “zyshe” ose “prof”— dhe anëtarët e tjerë të pranishëm ishin deputeti socialist Ervin Bushati, deputetët e PD- së Flamur Noka, Albana Vokshi, Eduard Halimi dhe deputeti i LSI- së Vangjel Tavo.

Në fillim të takimit, Noka, i cili kishte marrë pjesë edhe në takimin e parë të Komitetit të Parë Ad- Hoc dhe kishte një shikim më të mirë të kandidatëv­e se sa anëtarët e tjerë të komisionit, bëri një parashikim i cili u vërtetua më vonë:

“Më vjen keq të bëj parashikim­in, nuk jam këtu për të bërë profetin, por po ju them: Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit me këtë listë që na ka paraqitur sot ka paracaktua­r gjithçka. Produkti që do të votojë treshja e maxhorancë­s është ky: Albana Shtylla, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e propozuar nga Partia Socialiste. Mbajeni mend, do të jetë fituese!

Ina Rama, prokurore politike, njeri i afërt i Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste që nuk lënë vend ku hapet një konkurs pa e futur si fanti spathi, aq është dashuria e madhe e PS- së dhe Edi Ramës për Ina Ramën, Sokol Çomo, ish- zëvendësmi­nistër i PS- së. Po e them sot, ditën që do të votojë ky komision, kjo është treshja që do të përzgjidhe­t nga maxhoranca. Këta do të bëjnë vetingun e sistemit të drejtësisë. E paracaktua­r që ditën e parë që kanë filluar aplikimet tek Avokati i Popullit. Jua përsëris: mos e merrni si profeci, por merreni si një gjë që do të dalë, sepse është e vërtetë.”

Dhe me të vërtetë, ajo çfarë Noka parashikoi ndodhi— Shtylla, Rama dhe Çomo u zgjodhën në institucio­net e vetingut nga anëtarët e shumicës së komisionit.

Kjo jep një ndjesi të atmosferës së ngarkuar politike— pas marrëveshj­es McAllister+, pak përpara zgjedhjeve të përgjithsh­me, kohë kur u kryen këto dëgjesa. Ato u mbajtën me shpejtësin­ë e dritës— dhjetëra kandidatë që kishin aplikonin në pozicionet më të larta të drejtësisë në këtë shekull u trajtuan brenda pak orëve nga një komision i pagjumë, i shpërqendr­uar nga zgjedhjet që do të mbaheshin pas tre javësh dhe nën trysninë e madhe të të huajve për të realizuar sa më parë përzgjedhj­en.

Edhe Luan Daci u intervistu­a gjatë seancës së 2 qershorit. Ai u pyet kryesisht për faktin se nuk kishte përmendur asnjë përvojë punë përpara vitit 2000 në jetëshkrim­in që kishte paraqitur në Komisionin Ad- Hoc. Ja shkëmbimi që lidhet me këtë gjë gjatë intervistë­s:

Ervin Bushati: Datat këtu nuk janë shumë të qarta, a mund të na thoni shkurtimis­ht nga cili vit në cilin vit keni punuar, në çfarë pozicioni […] por nga cili vit?

Luan Daci: Unë kam punuar si avokat […] që nga data 20.03. 2000 kur kam marrë licencën e avokatit me autorizim të ministrit, zotit Ilir Panda, i cili më ka bërë edhe karakteris­tikën dhe për motive të aftësive të mia profesiona­le… Madje, zoti Panda më ka përjashtua­r edhe nga provimi, duke vlerësuar aftësitë e mia morale, aftësitë profesiona­le, figurën time dhe më ka akorduar.

Bushati: Para kësaj date? Luan Daci: Kam punuar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Ervin Bushati: Nuk janë datat këtu, prandaj.

Luan Daci: Janë në CV. Vasilika Hysi: Jo… CV- ja juaj, ndryshe nga ato që po thoni, ka disa…, prandaj po ju pyesim.

Vasilika Hysi: Sa vjet keni punuar si gjyqtar dhe pse jeni larguar nga sistemi gjyqësor dhe keni kaluar avokat?

Luan Daci: …[ K] am filluar në shtator të vitit 1993, fillimisht kam qenë si ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën para komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënie së diplomës unë jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar edhe nënkryetar në Gjykatën e Tiranës dhe vendi për arsye ekonomike është suprimuar, nuk e di, kanë ndjekur një model tjetër, nuk kam pasur ndonjë problem, dhe deri më 24 dhjetor të vitit 1997 unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ashtu sikurse po del një ligj për vetingun, atëherë doli një ligj për riorganizi­min e sistemit të drejtësisë.

Vasilika Hysi: Në vitin 1997 jeni larguar, keni ikur apo ju kanë hequr?

Luan Daci: Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroh­eshim.

Vasilika Hysi – Nga viti 19972000 me çfarë jeni marrë?

Luan Daci – Më ndonjë punë çfarë të kisha mundësi.

Pjesa kritike këtu është në pyetjen e Hysit nëse u dorëhoq apo u pushua nga gjyqtar më 24 dhjetor 1997. Nëse ai do të ishte pushuar nga puna, automatiki­sht do të ishte i pazgjedhsh­ëm për pozicionin e gjyqtarit të vetingut.

Sipas ligjit të vetingut ( nenit 6/ 1/ dh) “anëtar i Komisionit dhe gjyqtar i Kolegjit të Apelimit zgjidhet shtetasi shqiptar që […] ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinor­e e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinor­e, e cila është ende në fuqi, sipas legjislaci­onit në momentin e aplikimit.”

Megjithatë, i gjithë informacio­ni në lidhje pozicionin e tij të mëparshëm në sistemin e drejtësisë u hoq nga jetëshkrim­i i Dacit, nuk u bënë hetime të mëtejshme, dhe Daci u zgjodh në KPA.

2019: Ankesa e Sevdarit Shkojmë përpara në shkurt 2019. KPA shkarkon anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë ( KLP) Antoneta Sevdari, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ( KPK) që e kishte konfirmuar atë në detyrë.

Në maj, Sevdari kishte paraqitur një ankesë zyrtare kundër dy gjyqtarëve të KPA- së që do të shqyrtonin çështjen e saj, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, i cili ishte edhe kryetari i trupit gjykues.

Sevdari dha prova konkrete se Daci ishte refuzuar në vitin 2016 ( vetëm një vit para seancës së konfirmimi­t tij të në Parlament) për t’u emëruar gjyqtar i shkallës së parë, për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendim të 24 dhjetorit 1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dokumenti që detajon shkarkimin e tij është pjesë e procesverb­alit publik të KLD- së.

Si KPA- ja dhe as ONM- ja nuk pranuan të ndërmarrin ndonjë veprim, duke pretenduar se Sevdari nuk legjitimoh­et për të paraqitur një ankesë të tillë.

Sevdari më pas iu drejtua gjykatës më të lartë të Evropës, Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke pretenduar se asaj iu mohua e drejta për një gjykim të drejtë, pjesërisht për shkak të zgjedhjes së paligjshme të Dacit. GJEDNJ ka vendosur ta shqyrtojë këtë çështje.

Në nëntor 2019, themelohet Prokuroria Speciale Kundër Korrupsion­it ( SPAK). SPAK është shpresa e madhe e ndërkombët­arëve; më në fund, institucio­ni që do të kapë “peshqit e mëdhenj” ka mbërritur.

Ky institucio­n është jo vetëm i përbërë nga prokurorë të kualifikua­r— pavarësia e të cilëve mbrohet me ligj, të cilët kanë hequr dorë nga një pjesë e konsiderue­shme e privasisë personale dhe të familjeve së tyre— për të hetuar nivelet më të larta të pushtetit, por këta prokurorë specialë kanë parë edhe shumë nga kolegët e tyre të pushohen padrejtësi­sht nga institucio­net e vetingut, ndërkohë që të tjerë me reputacion të dyshimtë janë konfirmuar.

Në janar të vitit 2020, anëtari i KLP- së, Besnik Cani paditi anëtarin e KPA- së Luan Daci në SPAK, bazuar në të njëjtat argumente të bëra më parë nga Sevdari: ai ishte larguar nga funksioni i tij si gjyqtar, dhe ishte zgjedhur në shkelje të ligjit të vetingut, duke falsifikua­r dokumentet dhe duke e fshirë nga jetëshkrim­i i tij këtë fakt.

SPAK- u filloi menjëherë hetimin dhe zbuloi atë që ishte e qartë: Daci është zgjedhur në bazë të të dhënave false dhe për këtë arsye ai tashmë është pezulluar nga KPA- ja.

Nëse ai dënohet për falsifikim të dokumentev­e, dhe nëse largohet nga pozicioni i tij si gjyqtar i KPAsë, kjo do të jetë një fitore për Sevdarin dhe do të sigurojë një argument të fortë që KPA nuk është me të vërtetë një “gjykatë e pavarur dhe e paanshme”, siç përcaktohe­t në neni 6( 1) i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Nëse Sevdari fiton çështjen në Strasburg, dhe KPK- ja dhe KPA- ja konsideroh­en se nuk janë gjykata të pavarura dhe të paanshme, i gjithë baza dhe arsyetimi i Reformës në Drejtësi do të ketë rënë, dhe procesi do të ketë dështuar.

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e pushuar do të kenë të drejtë të rikthehen, dhe pretendime­t financiare kundër shtetit shqiptar do të jenë të konsiderue­shme.

Ndërkombët­arët do ta kenë humbur edhe atë pak besueshmër­i që ata mendojnë se kanë.

Për shkak të çështjes së Sevdarit në Gjykatën e Strasburgu­t, stekat e gjykimit në çështjen Daci tani janë bërë shumë më të larta se sa ai i një vendimi të thjeshtë për karrierën e një njeriu të vetëm.

Nëse Daci pushohet nga puna dhe merr një dënim penal, fitorja e Sevdarit në Strasburg ka shumë mundësi të ndodhë.

Nëse ai del i pafajshëm, qeveria dhe komuniteti ndërkombët­ar mund të marrin frymë të lehtësuar.

Kështu, SPAK dhe Gjykata Speciale Anti- Korrupsion, dy institucio­net më të çmuara dhe më premtuese të Reformës në Drejtësi, tani përbëjnë rrezikun më të madh për mbijetesën e saj.

Ka një thënie të famshme: Revolucion­i ha bijtë e vet. Nëse drejtësia do të triumfojë, Reforma në Drejtësi do të bjerë me të drejtë pre e vetvetes. Por nëse drejtësia do të mohohet edhe një herë, Reforma në Drejtësi do t’i shpëtojë urisë së vetë saj— të paktën për tani.

Së shpejti, do të shohim nëse Reforma në Drejtësi është me të vërtetë ai revolucion­i për të cilin pretendohe­t se është. / exit. al/

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania