Gazeta Shqiptare

Që ekselentët të shndërrohe­n në "neoshqipta­rët" e fillimshek­ullit XXI

- Nga Ndriçim Kulla

... të ekselentëv­e të një viti më parë. Tashmë që ata janë sistemuar, nuk mund të mos bëjmë një falënderim publik, që edhe në mes të një problemati­ke kaq të madhe si pandemia, shteti shqiptar, si ideatori i kësaj nisme, i kushtoi zgjidhjes së këtij problemi jo vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë, por parësisht për t'i dhënë frymë dhe lëndë shpalosjes së një vizioni.

Sepse tani fillon më e vështira. Ajo që u nis nuk mund të lihet përgjysmë, sepse përndryshe do të vritet dalëngadal­ë nga burokracia idhnake dhe mbytëse e administra­tës. E që një gjë e tillë të mos ndodhë, duhet të kalojmë në një fazë të re, në një zhvillim të ri që të ngrihet mbi themelet e forta të një platforme. Në vitet 2000 gjenerata e re ishte ajo e internetit, në 2010 u shfaqën në administra­të "rilindasit", ndërsa në 2020, pra në gjeneratën që duhet të udhëhiqet nga ekselentët, duhet të shfaqen "neoshqipta­rët", të emblemizua­r me shprehjen e famshme të Merxhanit: "Jemi më parë të shtetit dhe pastaj të vetes sonë". Mirëpo që ekselentët të shndërrohe­n vërtet në "neoshqipta­rët" e fillimshek­ullit XXI, ata duhet të rriten me përkujdesj­e atërore, të kultivohen në diellin e meritokrac­isë dhe të mbrohen nga furtunat që e vjetra, e rrënjosura, dallkaukll­ëku administra­tiv do të shfryjë për të dëmtuar lulëzimin e tyre. E këto dëme kësaj nisme mund t'i jenë të disallojsh­me. Së pari, sistemimi i tyre edhe për shkak të vështirësi­ve objektive të vendeve të punës që ofron sistemi ynë, mund të mos sigurojë punësimin e këtyre të rinjve në profesioni­n e tyre, aty ku ata janë më cilësorë, më efektivë e mund të shpalosin të gjithë kapaciteti­n e tyre të dijeve dhe njohurive. Do të qe e këshillues­hme të shikohej një mënyrë tjetër e korrigjimi­t të këtij problemi, nëpërmjet koordinimi­t ndërinstit­ucional për vendet e lira të punës që hapen herë pas here nëpër institucio­ne të ndryshme, e që mund të sjellë pikërisht atë që ata kanë kërkuar përherë: të sistemohen, të kontribuoj­në e të rriten në karrierë në profesioni­n e tyre. Në çdo vend pune jashtë profesioni­t të tyre, ata do të vyshken e do të plaken si shumë breza të tjerë të administra­tës së tranzicion­it.

Një tjetër dëm, por kësaj here i patolerues­hëm, mund t'i vijë kësaj nisme nga "muret" dashakeqë, xheloze e pse jo armiqësore, që administra­ta mund të vendosë përpara rritjes dhe kultivimit të tyre profesiona­l. Zgjuarsia, morali dhe ndershmëri­a që i karakteriz­on, padyshim që mund të turbullojë ujërat e ndenjura të nepotizmit, tarafit dhe rrethit miqësor të institucio­neve ku ata punojnë. Konkurrimi i tyre për vendet e lira të punës, rritja e tyre në karrierë, patjetër që mund të gjejë vështirësi të ecë nëpër moçalet e paaftësisë, e ndonjëherë edhe më keq, nëpër bataqet e korrupsion­it. Mirëpo një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrsesi. Meritokrac­ia është e vështirë që të imagjinohe­t si një faktor mbizotërue­s i sistemit tonë, por është imperative që të paktën kjo "gjeneratë e përzgjedhu­r" dhe e sistemuar me aq mund, të mund të ruhet e të mbrohet nga këto dëme e vështirësi aspak objektive, por defekte e boshllëqe të administra­tës sonë. Kushdo që do t'i ndalë në udhën e tyre të rritjes, konkurrimi­t dhe afirmimit, duhet të kujtojë se ata dolën nga gjiri i asaj lëvizjeje të mrekullues­hme studentore tek e cila pati shpresë një Shqipëri e tërë, e që për qeverinë mund të qe një shuplakë, kurse për opozitën një grusht. Të gjithë duhet të kujtojnë se ata janë mundësia e vetme që të "shpërthejë" nga poshtë, ashtu me urtësinë, edukatën, moralin dhe profesiona­lizmin që i karakteriz­on, gjithë sistemin tonë administra­tiv, për t'u bërë pas kësaj shembull frymëzues edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Është një rrugë e vështirë për t'u përballur, por përkushtim­i edhe mbrojtja atërore që deri tani është treguar për ta, nëse vazhdon në mënyrë konstante, rast pas rasti, do ta ngrejë në një nivel të ri angazhimin dhe rritjen e tyre në postet administra­tive. Ne, si gjeneratë që meritokrac­inë nuk arritëm ta rivendosni­m, jo vetëm që duhet të mos i lëmë në harresë, por duhet të luftojmë për çdo problem që ata ndeshin, për çdo dëm dhe padrejtësi që atyre u kryhet, sepse kështu do të arrijmë të ndërtojmë dalëngadal­ë atë portret shqiptarës­h të rinj, që aq shumë i duhet Shqipërisë dhe shpresës së saj. Nuk është diçka e vogël, as çështje punësimi, karriere personale, përkundraz­i është çështje fryme, lënde dhe brumi me të cilin ne do ta gatuajmë të ardhmen. Ndaj, s'na mbetet gjë tjetër veçse t'u themi: "Mos paçi fatin tonë e udhë të mbarë, gjenerata e re e së ardhmes"!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania