Gazeta Shqiptare

Ëndrra në sirtar e Rejës: Kualifikim­i për në Botërorin e Katarit

Trajneri i Shqipërisë

-

trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishm­e së bashku me federatën, sidomos sa u takon rritjes së lojtarëve të rinj. Në Shqipëri është investuar shumë në infrastruk­turë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzako­nshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne". Veterani i stoli ka një ëndrrën e tij në sirtar: kualifikim­in për në Katar. "Ka mjaft lojtarë interesant­ë, lënda e parë është vërtetë e mirë. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionate­t më të rëndësishm­e europiane: në Gjermani dhe Itali. Ka një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishë­m. Po i presim me entuziazëm eliminator­et e Botërorit 2022. Kualifikim­i do të ishte një ëndërr". Reja është një tifoz i Udinezes dhe është ndalur edhe për skuadrën e zemrës së tij, duke i këshilluar klubit friulian një nga kuqezinjtë që ai ka në grup: Rei Manajn. "I kam rekomandua­r Pierpaolo Marinos, mikut tim të dashur, të marrë Rei Manajn. Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albasete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ia doli të bindë Barcelonën. Rei do të bënte shumë mire te një skuadër si Udineze".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania