Gazeta Shqiptare

Premier League kryqëzon gishtat, fati i saj vuloset sot

-

Premier

League i kthe het normalitet­it, sigurisht një normalitet­i krejt të ri por nga dita e sotme skuadrat kanë nisur stërvitjen kolektive për herë të parë që pas ndërprerje­s së kampionati­t. Prej dhjetë ditësh ekipet ishin përgatitur në grupe të vogla lojtarësh duke pritur vendimin për rinisjen e sezonit. Edhe kjo pritje është në orët e fundit, pasi sot qeveria angleze do të vendosë përfundimi­sht datën për rikthimin e ndeshjeve. Liga e Futbollit ka përcaktuar datën 12 qershor dhe për miratimin e saj duket se nuk ka asnjë problem. Për një datë zyrtare bën presion edhe policia, që kërkon të organizojë planin e sigurisë, që tashmë i shtohet edhe protokolli sanitar dhe mjekësor. Ndërkohë, tema të tjera të nxehta kanë të bëjnë me merkaton dhe nisjen e sezonit të ardhshëm. Për këtë të fundit është caktuar data 12 shtator, ndërsa pritet të miratohet edhe hapja e një dritareje të re në tregun e transferim­eve që duhet të zgjasë nga 3 shtatori deri më 5 tetor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania