Lista e re, zbardhen emrat e 407 mësuesve që do t'i nënshtrohen provimit të shtetit
QSHA: Kujdes, paraqisni dokumentacionin e plotë ditën e provimit, ose skualifikoheni! Datat e testimeve për secilin kandidat që kërkon të punësohet
Mësuesit po i nënsh trohen provimit të shtetit, i cili zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listën e re me emrat e 407 aplikantëve që do të testohen në profilin Histori si dhe datat përkatëse për secilin prej tyre. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit. "Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim ( Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes; si dhe kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit",- thekson QSHA. Ndërkohë, kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Sakaq, në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat: të paraqitet pranë QSHA- së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metër me kandidatët e tjerë; të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit; të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit; të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit.