Gazeta Shqiptare

Buxheti në vështirësi, AKSHI tender 2 milionë USD për biletat

Dokumentet, me firmën e Mirlinda Karçanajt

-

Në kulmin e pande misë, Agjencia Ko mbëtare e Shoqërisë së Informacio­nit, e drejtuar nga Mirlinda Karc? anaj ka vendosur të hapë një tjetër tender të panevojshë­m për kohën, këtë herë në fushën e transporti­t. Bëhet fjalë për një prokurim në vlerën 2 milionë dollarë vetëm për të regjistrua­r në një bazë të dhënash linjat e transporti­t mes qyteteve, thënë ndryshe implementi­min e një platforme elektronik­e, "e- transport". Në faqen e saj zyrtare, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit bën një justifikim të gjatë, duke e cilësuar këtë një risi të re, e cila do të lehtësojë transporti­n e qytetarëve, ndërkohë nga ana tjetër nuk detajohet se nga është nxjerrë kjo kosto kaq e lartë për këtë shërbim kompjuteri­k. Dokumenti mban firmën e drejtores së AKSHI- t, Mirlinda Karc? anajt. Por, a është vërtet ky tender i domosdoshë­m për qytetarët në këtë moment që po kalon vendi? Prokurimi i Agjencisë Kombëtare të shoqërisë së informacio­nit vjen në një kohë kur buxheti i qeverise është në vështirësi të mëdha, për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronaviru­si, por edhe nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kur të ardhurat minimale në arkën e shtetit nuk po arrijnë dot të financojnë shërbimet bazë, si ato në shëndetësi. Mjafton të kujtosh faktin se për shtimin e testeve për COVID- 19 dhe rritjen e shtretërve nëpër spitale, qeveria i është drejtuar Bankës Botërore për të marrë 15 milionë euro borxh. Apo që sot me mijëra familje të pastreha nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit enden rrugëve për të marrë ndihmë. Fakti tjetër që e bën këtë tender të panevojshë­m është situata aktuale ku ndodhet sot transporti publik në Shqipëri, me udhëtime të kufizuara, linja të përgjysmua­ra si pasojë e pandemisë dhe në kufijtë e falimentim­it nga bllokimi i gjatë si dhe kur nuk dihet se kur do të rikthehet jeta si më parë. 2 milionë dollarë mund të duken pak për drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacio­nit, Mirlinda Karçanajn, por për arkën e boshatisur të shtetit tonë të varfër që po mbahet në pjesën më të madhe vetëm me borxh, këto para mund të shërbejnë shumë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania