Gazeta Shqiptare

PD: Rama e ndau Shqipërinë në 4 rajone, po merr çdo pushtet në duart e tij

-

Ish-

deputetja e Partisë Demokratik­e, Dhurata Çupi, tha në një deklaratë se ndarja e Shqipërisë në 4 rajone i jep çdo pushtet Edi Ramës. Sipas ish- deputetes, me këtë vendim, Rama centralizo­n në një dorë fondet e BE- së, dobëson pushtetin lokal si dhe largon shërbimet nga qytetarët.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIK­E, DHURATA ÇUPI

Në muajt e fundit të qeverisjes, Ed Rama po thellon politikën e përqendrim­it të të gjitha pushteteve në duart e tij. Miratimi i ligjit që e ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqipërisë në 61 bashki, ky ligj i largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër rajoni për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimi­n mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria centralizo­n pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik. Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i intereson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, elektoral dhe financiar. Ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimev­e të njëanshme kushtetues­e dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve. Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve:

• Sjell centralizi­min e pushtetit në duart e Edi

Ramës.

• Çon të gjitha fondet e Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës.

Çdo ndërhyrje e Edi Ramës ka të bëjë ose me pushtetin, ose me paranë. Njësoj si ndarja e dështuar territoria­le, ligji nuk ka për të sjellë as zhvillim, as shpërndarj­e më të drejtë fondesh. Diskrimini­mi i bashkive apo i rajoneve do të vazhdojë sipas interesit politik dhe elektoral të Edi Ramës. Qytetarët do të dalin më të dëmtuar, më të papërfaqës­uar, më të braktisur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania