Gazeta Shqiptare

Ilir Meta dekreton 4 ligje: Presidenti mirëpret nismat që na afrojnë me Europën

“Të shmanget nevoja e amendimeve të vazhdueshm­e të ligjeve”

-

Presidenti

i Repub likës, Sh. T. Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur përmes njoftimit të Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës

Bëhet fjalë për ligjet: 96/ 2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, 108/ 2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/ 2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t”, 109/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/ 2020, “Për shkëmbimin automatik të informacio­nit të llogarive financiare”, 110/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

NJOFTIMI I PLOTË

1) Ligjin nr. 96/ 2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislaci­onit shqiptar në përgjithës­i dhe atij në fushën e transporti­t ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Këto tri ndërhyrje në ligjet ekzistuese janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucio­neve dhe njëkohësis­ht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t’iu përshtatur infrastruk­turës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës evidenton se Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrje­n e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë duhet t’i kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimi­n e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshm­e të ligjeve të miratuara rishtazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania