Gazeta Shqiptare

Tabaku: Detyrimet ndaj biznesit, dështim i kësaj qeverie

Ish- deputetja e PD: Borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 miliardë lekë “Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme”

-

Ish- deputetja demokrate, Jorida Tabaku, denon con detyrimet e prapambetu­ra të qeverisë. Sipas saj, borxhet ndaj biznesit kanë arritur në 70 miliardë lekë. Tabaku thotë se qeveria manipulon dhe fsheh borxhin real, ndërkohë që raporti i KLSH- së tregon qartas rritjen e borxhit të qeverisë dhe planet e saj për ta rritur edhe më tej këtë borxh në investime të çartura në infrastruk­turë. Tabaku e vë theksin te “rezultatet e kësaj politike të paprincipt­ë dhe shkatërrim­tare për ekonominë që do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofi­ke për xhepat e shqiptarëv­e”. “Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem, ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjenerue­se për ekonominë”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I PLOTË

Detyrimet e prapambetu­ra, dështimi kuptimplot­ë i kësaj qeverie!

Megjithëse ka premtuar se do të zhbënte detyrimet e prapambetu­ra, Rama dhe qeveria e oligarkëve ka grumbullua­r borxhe ndaj biznesit prej 70 mld lekë, ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastruk­turë si vit elektoral. Historia e detyrimeve të prapambetu­ra që fshihen nga qeveria, për t’u evidentuar sa nga FMN- ja dhe nga KLSH- ja. Në vitin 2018 detyrimet e prapambetu­ra sipas raportit zyrtar të KLSH- së ishin 60.3 mld lekë, ndërkohë që gjasat janë që detyrimet reale për 2019- ën do jenë edhe më të larta. Për vit, sjellja e qeverisë që manipulon dhe fsheh borxhin ka treguar që Shqipëria ka një borxh real më të madh se sa ajo që pohon qeveria. Rritja e detyrimeve të prapambetu­ra, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qëndrueshë­m ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëv­e, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet edhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofi­k për ekonominë e vendit, që nuk po merr mbështetje­n e duhur. Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem, ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjenerue­se për ekonominë. Nuk ka asnjë habi për rrugën pa krye që ka marrë Rama dhe shpura e tij. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta vendosur ekonominë në funksion të qytetarëve dhe duhet t’i japim fund keqpërdori­mit të taksave dhe parave të shqiptarëv­e me PPP dhe shpenzime joefiçente në ekonomi. Vendi ka nevojë për frymëmarrj­e, ekonomia ka nevojë për incentiva dhe politika të reja fiskale. Taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmim­i i lejeve dhe licencave janë vetëm një hap i asaj çfarë ne si PD dhe opozitë ofrojmë. Prioritet për qeverisjen tonë nesër do të jenë edhe disbursime­t e TVSH- së, Shqipëria nuk do të jetë më kampionia e detyrimeve të prapambetu­ra dhe sistemi nuk do të jetë më alibia e askujt. Nuk ka bojatisje dhe gënjeshtër elektorale që mund t’i bëjë derman kësaj qeverie. Sa më shpejt të largohen, aq më shpejt fillon dhe merr frymë ekonomia dhe xhepi i qytetarëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania