Gazeta Shqiptare

Vrasja e taksistit 71- vjeçar Abdulla Budlla në Fushë- Prezë, policia identifiko­n autorin e krimit

Kontrolle në Rinas e Nikël, shoqërohen disa persona

-

TIRANË

– Tri ditë pas vrasjes misterioze të taksistit 71- vjeçar, Abdulla Budlla, në Fushë- Prezë ( në kryqëzimin me rrugën e Rinasit), sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës ka identifiku­ar autorin e krimit. Burime për “Gazeta Shqiptare” dje bënë me dije se mbrëmjen e së hënës, blutë kanë nisur një operacion në Rinas e zonën e Niklës në Krujë për të identifiku­ar dhe kapur personat e përfshirë në këtë ngjarjeje. Mësohet se operacioni vijon duke ushtruar kontrolle, ndërsa ende nuk është njoftuar kapja e personit që qëlloi për vdekje të moshuarin Budlla. Ndërkaq, mësohet se janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohen se kanë dijeni lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Arrestimi i autorit do të shërbejë për të zbardhur edhe motivet

TAKSISTI

Abdulla Budlla, i cili u ekzekutua me breshëri automatiku në Fushë- Prezë ishte baba i tre djemve, dy prej të cilëve jetojnë në Itali, ndërsa tjetri punon taksist në aeroportin e Rinasit. Mësohet se edhe 71- vjeçari punonte si taksist, vendqëndri­min e kishte pikërisht në vendin ku edhe është vrarë me automatik. Punonjësit e servisit, afër të cilit u gjet i vrarë Budlla, janë të vetmit që mund të japin detaje lidhur me autorët e krimit, pasi në zonën ku ndodhi vrasja nuk ka asnjë kamera sigurie.

e kësaj ngjarjeje misterioze, nisur nga fakti që 71- vjeçari nuk kishte precedentë penalë të mëparshëm dhe njihej nga fqinjët si një njeri i qetë dhe shembullor. Ai është qëlluar me 7 plumba, duke e lënë të vdekur në vend, teksa autorët janë kujdesur që

të mos lënë asnjë gjurmë duke mbledhur edhe gëzhojat. Trupi i tij u gjet në FushëPrezë, i vendosur sipër një fuçie. 71- vjeçari nga fshati Ahmetaq u qëllua nga makina rreth orës 16: 45 të pasdites së të hënës. Budlla me banim në fshatin Ahmetaq të

Prezës u gjet në anë të rrugës në Fushë- Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, pak metra larg mjetit të tij “Renault”, me të cilin punonte në zonë si taksist, por pa licencë. Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimi­n e tij. Sipas dëshmitarë­ve dhe policisë, 71vjeçari njihej si njeri pa konflikte dhe nuk kishte asnjë precedentë kriminalë. Nga ana tjetër, duke qenë se dy prej djemve të viktimës jetojnë në Itali prej vitesh, autoritete­t shqiptare u kanë nisur një kërkesë atyre italiane, për të mësuar më shumë rreth veprimtari­së së tyre. Ndonëse deri tani as viktima, as 3 djemtë e tij, qoftë ata në Itali, apo edhe djali tjetër që punon taksist pranë Rinasit nuk rezultojnë problemati­kë apo me precedentë penalë. Pas vrasjes, shoku i viktimës është shprehur se Budllën e kishte mik prej kohësh dhe nuk kishte marrë vesh asnjë të dhënë se 71- vjeçari mund të kishte ndonjë konflikt. “Fëmijët i punojnë jashtë shtetit. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt si familje. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë. Abdullai kishte një makinë dhe bënte punë taksisti. Familja e Abdullait, vëllezërit, babai kanë qenë shembullor nuk kanë pasur asnjë konflikt në fshat, të paktën këtu jo”, - u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania