Gazeta Shqiptare

Gjirokastë­r, pasagjeri vret pas sherrit në makinë 57- vjeçarin Gëzim Saraçi

Vrasësi telefonoi familjarët e tij, ishin në konflikt prej kohësh me viktimën E goditi me mjete të forta në kokë, në kërkim autori

-

Një 57- vjeçar është vrarë me sende të forta në Gjirokastë­r. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17: 00 të ditës së djeshme në aksin rrugor rural, Polican- Suhë. Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Saraçi, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij tip kamionçinë. Pas kryerjes së veprimeve paraprake nga policia lokale, dyshohet se autori i krimit ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën në makinën e këtij të fundit dhe se pas një konflikti të çastit, ai e ka goditur me sende të forta duke i sjellë vdekjen. Pas krimit, ai është larguar nga mjeti. Ndërkaq, mësohet se policia e Gjirokastr­ës ka ngritur pika kontrolli në zonë për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni. Autori është identifiku­ar dhe është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për kapjen e tij. “Në aksin rrugor rural Polican- Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastë­r, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariat­it të Policisë

TELEFONATA E VRASËSIT

Autori i vrasjes së 57- vjeçarit, Gëzim Saraçi, sapo ka zbritur nga kamionçina, ka marrë në telefon familjarët e tij, të cilët e gjetën të parët Saraçin e vdekur. Nga kjo telefonatë mësohet se është kuptuar se gjatë përleshjes me 57- vjeçarin që mbeti i vdekur, edhe vetë autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur. Gjithsesi, ai tashmë është identifiku­ar dhe po kërkohet nga policia, por terreni ka krijuar vështirësi. Pas krimit të rëndë dhe pas telefonatë­s, autori është larguar drejt zonës së pyllëzuar dhe telefoni i tij ka sinjalizua­r dy vendndodhj­e në dy fshatra pranë vendit ku ndodhi krimi.

Gjirokastë­r kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrolloj­në zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të

ngjarjes, me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastr­ës. Ndërkaq, burime për “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se autori i vrasjes sapo ka zbritur nga kamionçina, ka marrë në telefon familjen e tij, të cilët e gjetën të parët

Saraçin e vdekur. Nga kjo telefonatë, mësohet se është kuptuar se gjatë përleshjes me 57- vjeçarin që mbeti i vdekur, edhe vetë autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur. Gjithsesi, ai tashmë është identifiku­ar dhe po kërkohet nga policia, por terreni ka krijuar vështirësi. Pas krimit të rëndë dhe pas telefonatë­s, autori është larguar drejt zonës së pyllëzuar dhe telefoni i tij ka sinjalizua­r dy vendndodhj­e në dy fshatra pranë vendit ku ndodhi krimi. Bëhet fjalë për fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe fshatin Ndëran në Zagorie. Motivi që nisi këtë konflikt që përfundoi me një viktimë mësohet se është i hershëm dhe që shumë herë ka futur dy fiset në sherr.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania