Gazeta Shqiptare

Operacioni “Transferta”, arrestohet i dhjeti i grupit që ndërhynte në llogaritë e “Facebook”

-

TIRANË – Ka arritur në dhjetë numri i të arrestuarv­e në operacioni­n e koduar “Transferta”, që çoi në goditjen e një grupi, i cili ndërhynte në llogaritë e “Facebook”. “Në vijim të operacioni­t për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e krimeve kompjuteri­ke, finalizuar një muaj më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 9 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi Shkëlzen Bytyçi, pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të operacioni­t, nga shërbimet e Policisë u bë kapja e shtetasit Sh. B. dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të lëshuar nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurimit ‘ Arrest në burg’, për veprën penale ‘ Mashtrim kompjuteri­k’, për shtetasin e shpallur në kërkim Shkëlzen Bytyçi, 29 vjeç”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, sqarohet se ky shtetas, në bashkëpuni­m me shtetasit e tjerë të arrestuar për një periudhë 1- vjeçare ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social “Facebook”, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro. Vijon puna për dokumentim­in dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimi­n dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligj­shëm. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania