Gazeta Shqiptare

Fundoset varka e peshkimit me një familje brenda nga moti i keq, mbytet gruaja, shpëtojnë bashkëshor­ti e dy djemtë

I mbijetuari Resulaj: U bë ciklon, varka u përmbys. Djali u përpoq të shpëtonte mamanë Katër pjesëtarët e familjes Rama dolën për të mbledhur rrjetat e peshkimit, i zuri furtuna në det

-

Një familje e tërë ka rrezikuar të mbytet në det, ndërsa ka humbur jetën kryefamilj­arja Tefta ( Mirela) Rama. Mësohet se mëngjesin e djeshëm, katër anëtarët e kësaj familjeje, ( çifti me dy djemtë) ka në dalë me varkë për të mbledhur si çdo ditë rrjetat e peshkimit në afërsi të gjirit të Gjipesë, por fatkeqësis­ht u përballën me dallgë deti të pamëshirsh­me që i mori përpara. Mësohet se për shkak të stuhisë, varka është përmbysur dhe për pasojë është mbytur gruaja, ndërsa burri i saj me dy djemtë kanë arritur të dalin në breg. Bëhet fjalë për shtetasit: Robert, Avdul dhe Arsen Ramën. Ata janë shpëtuar nga rojet bregdetare dhe një mjet lundrues i rastit. Ndërkohë, mësohet se njëri prej djemve ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. E vetmja që i priste në spital ishte tezja e djemve dhe motra e viktimës, Mirela Rama, e cila u shfaq duke qarë gjatë gjithë kohës teksa shikonte nipin duke dalë pa ndjenja nga ambulanca. Trupi i të ndjerës është gjetur pas disa orë kërkimesh intensive nga rojat bregdetare, thuajse një milje larg vendit ( përballë Dhërmiut) ku u mbyt mjeti lundrues. “Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos. Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur. Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë. Si rezultat i operacioni­t të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare. Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetëso­re Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Himarës para se të

SHPËTOHEN 3 TË RINJ NË VLORË

Tre të rinj rrezikuan dje të mbyteshin në detin Jon, pasi u nisën me gomone dhe i kapi stuhia. Mësohet se ata qëndruan për 5 orë në det të hapur, ndërsa u pikasën nga policia kufitare në plazhin e Lukovës. Fatmirësis­ht, të rinjtë janë pikasur nga rojet bregdetare, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke iu shpëtuar jetën. Policia e Vlorës akoma nuk ka një komunikim për këtë rast. Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det si pasojë e motit të keq që pushtoi gjithë vendin ditën e sotme, edhe pse tre të rinjtë nuk janë bindur.

gjendej trupi i pajetë i Mirela Ramës. Ndërkaq, njëri nga të shpëtuarit Fatjon Resulaj ka rrëfyer dje për “News 24” momentet e ferrit. “U nisa në 06: 00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon

me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek

anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 km rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”,tha i mbijetuari Resulaj.

DËSHMIA E TË MBIJETUARI­T

“U nisa në 06: 00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 km rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”,- tha i mbijetuari Fatjon Resulaj.

 ??  ?? Pamje nga ngjarja në Himarë
Pamje nga ngjarja në Himarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania