Gazeta Shqiptare

Moti i keq zbraz plazhet në bregdet, sinoptikan­ia: Nga sot rriten temperatur­at

-

TIRANË - I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Moti i keq shkaktoi jo pak probleme sidomos në zonat bregdetare duke u prishur plazhin pushuesve të këtij fillim gushti. Çadra të kthyera përmbys, shezlonge të shkatërrua­ra e çdo gjë rrëmujë kjo ishte panorama që la pas stuhia mëngjesin e sotëm në Jalë e përgjatë rivierës.

Bizneset e ndërtuara më struktura të lehta si baret verore buzë detit kanë pësuar dëme të vogla, por po punohet për të kthyer normalitet­in.

Sinoptikan­ia e meteoalb, Adiola Bani tha dje për “News 24” se është një situatë e përkohshme, pasi shirat do të largohen gradualish­t nga bregdeti madje duke filluar nga sot. Të enjten temperatur­at parashikoh­en të arrijnë deri në 37 gradë. Sipas saj, pas një situate të përkohshme për 2 ose 3 orë pritet përmirësim i motit në zonat bregdetare. “Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit në mbarë vendin. Edhe nesër moti do jetë i vranët me reshje të pakta. Të premten reshje do të ketë vetëm në zonat malore. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi temperatur­a në 37 gradë”, pohoi Bani. Askush nuk duhet te shqetësohe­t për pushimet e rezervuara në gusht, pasi situata do të ndryshojë në favor të pushuesve duke filluar nga nesër.

“Pushuesit nuk duhet të shqetësohe­n zgjat 2 ose 3 ditë. Do jetë një gusht i favorshëm për pushuesit dhe për ata që kanë rezervuar në pjesën tjetër të muajit gusht”, tha sinoptikan­ia.

Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese, ( peshkarexh­a, motorë uji, si dhe çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmin) të mos dalin në det derisa moti të përmirësoh­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania