Gazeta Shqiptare

Qëllonin me armë zjarri e terrorizon­in banorët, përfundojn­ë në pranga pesë persona, mes tyre një femër

Trafikantë­t e drogës u denoncuan nga banorët e fshatit Panarit

-

5- vjeçarja Roada Dollani e lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e trafikut të drogës, së bashku me 4 persona, një prej të cilëve i dënuar më parë, kanë terrorizua­r me armë banorët e fshatit Panarit në Skrapar gjatë mbrëmjes së të martës, duke qëlluar në ajër me breshëri automatiku pa asnjë shkak apo motiv. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë referuar rastin në polici, e që pas uniformat blu kanë mësyrë në fshatin Panarit në zonën nga vinin të shtënat me armë. Për të shmangur një përplasje me armë dhe mos rrezikuar jetën e tyre dhe të banorëve të fshatit, efektivët e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë pritur të zbardh dita për të vënë në pranga 5 trafikantë­t që lëviznin të lirisht të ndihmuar dhe nga drejtësia. Gjatë aksionit të policisë kanë rënë në pranga shtetasit: Roada Dollani 25 vjeç, Daniel Daja 42 vjeç i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëv­e”, Mateo Shkurta, Aldo Daja e Soni Daja 35 vjeç , Ahmet Saraçi 43 vjeç dhe Florian Mihaj 33 vjeç. Ndërkaq, policia ka sekuestrua­r 1.636 fara kanabisi, tri armë zjarri kallashnik­ov, lëndë narkotike, një motomjet të vjedhur, municion luftarak dhe një automjet fuoristrad­ë me të cilin qarkulloni­n personat e arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore Berat, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Skrapar, pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës se në afërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë organizuan punën, duke zhvilluar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Panariti”.

Për shkak të errësirës dhe sigurisë së jetës të punonjësve të Policisë, gjatë natës është rrethuar zona dhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, 5 personat që herë pas here qëllonin me armë zjarri në ajër.

Me rënien e ndriçimit, shërbimet e Policisë janë afruar dhe u kanë bërë thirrje të mos bënin asnjë veprim, por t’i bindeshin urdhrit të Policisë. Personat, kur kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë të pyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga Policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, “Trafikim i mjeteve motorike” “Armëmbajtj­a pa leje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzi­mi i krimit”, i shtetasve: R. D., 25 vjeç, banuese në Berat, e cila ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpuni­m;

D.( E.) D., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëv­e”, M. Sh. alias A. D. alias S. D., 35 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe F.( A.) M. ( Xh.), 33 vjeç, banues në Berat.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuar nga vendet e BE- së, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636 farash të dyshuara cannabis sativa, tri armë zjarri kallashnik­ov, fishekë luftarak dhe një automjet fuoristrad­ë me të cilën lëviznin autorët. Materialet proceduria­le do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania