Gazeta Shqiptare

Të dënuar për vjedhje me dhunë, OFL iu çon formular për deklarim pasurie 3 personave në Tiranë

-

TIRANË – Operacioni Forca e Ligjit vazhdon të dërgojë formularë për deklarim të pasurisë tek personat e dënuar për vepra të rënda kriminale. Këtë herë OFL është ndalur në Tiranë, ku iu janë dërguar formularë për deklarim të pasurisë, 3 personave të dënuar për vjedhje me dhunë. Bëhet fjalë për shtetasit: Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj, Eno Barolli, të cilët duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Xhesio Hajdari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpuni­m;

Gentian Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpuni­m dhe Eno Barolli, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpuni­m. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania