Gazeta Shqiptare

182 viktima dhe 2589 aktivë me COVID- 19

Në “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar pozitiv ku 21 pacientë janë në terapi intensive COVID- 19 merr gjashtë jetë në 24 orët e fundit, 6 të tjerë janë intubuar

-

Një 58- vjeçar nga Dur rësi, një 70- vjeçar nga Kruja, një 82- vjeçare nga Shijaku, një 63- vjeçar nga Kukësi, një 64- vjeçar nga Shkodra dhe, një 69- vjeçar nga Elbasani, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin COVID- 19, duke ndërruar jetë.

SHQIPËRI- 182 viktima dhe 5889 të infektuar, ky është bilanci i COVID- 19 në Shqipëri. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, në përditësim­in e të dhënave të përditshme, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën gjashtë pacientë të tjerë, të infektuar me COVID- 19.

Një 58- vjeçar nga Durrësi, një 70- vjeçar nga Kruja, një 82- vjeçare nga Shijaku, një 63- vjeçar nga Kukësi, një 64vjeçar nga Shkodra dhe, një 69- vjeçar nga Elbasani, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin COVID- 19, duke ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, sipas raportimit nga Tomini, janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga COVID- 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID- 19. Rastet e reja e kanë çuar në 5889 numrin total të të infektuarv­e, ndërkohë që aktivë janë 2589 pacientë me COVID- 19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 69 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123 në total. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga COVID- 19, të cilët po trajtohen sipas protokolle­ve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Ministria e Shëndetësi­së njofton qytetarët dhe i lajmëron, se në rast se dyshojnë se janë të prekur nga COVID- 19 dhe kanë shenja të sëmundjes, të telefonojn­ë menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacio­ne të tjera rreth infeksioni­t të koronaviru­sit.

Në fund të këtij komunikimi një thirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullim­et masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarj­es së infeksioni­t duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

Sistemi shëndetëso­r është në gatishmëri të plotë; epidemiolo­gët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me COVID- 19, me qëllim ndërprerje­n e zinxhirit të infeksioni­t. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojn­ë në vijimësi personat e prekur nga COVID19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksioni­n SarsCov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesiona­lizëm.

Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndetëso­r të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpuno­jmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimish­t në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjienën personale dhe distancimi­n fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij.

COVID- 19 – Statistika ( 5 gusht 2020)

Testime totale 43764 Raste pozitive 5889 Raste të shëruara 3123 Raste Aktive 2589 Humbje jete 182 ( Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1451 Durrës 302 Shkodër 230

Fier 103 Vlorë 94

Lezhë 86

Korçë 82

Kukës 80 Elbasan 55

Berat 43

Dibër 32 Gjirokastë­r 26

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania