Gazeta Shqiptare

Ekspertja Liliana Shyqyriu: Shqipëria me rekorde fatkeqe, qeveria e paaftë të menaxhojë situatën

-

Ekspertja e Task Forcës Anticovid pranë PD Liliana Shyqyriu përmes një postimi në rrjet renditi disa rekorde negative, si? 5 thotë, që ka arritur Shqipëria në menaxhimin e pandemisë së COVID- 19. Sipas saj, një nga rekordet më të mëdha është fakti se zëmë vendin e parë në Europë për numrin më të ulët të testeve.

STATUSI I PLOTË

Rekordet e pathyeshme te Epidemisë. Që me fillimin e epidemisë së COVID- 19 në vendin tonë ka pasur një rekord në nivel Europian i cili është mbajtur nga Shqipëria dhe ka qëndruar i pathyer për të gjithë periudhën.

Ky është ai i testimeve për 1 Milion banorë ku ne klasifikoh­emi gjatë gjithë kohës në vendin e fundit dhe vendi i parafundit ka më shumë se dyfishin e testeve tona. Këtij rekordi fatkeqësis­ht ju shtua me vonë rekordi i mungesës së një strategjie të qartë sidomos objektivi i cili do parandalon­te parandalim­in e përhapjes së COVID në grupet vulnerabël të popullatës: personat me moshë mbi 65 vjeç, personat e prekur nga sëmundjet kronike dhe personeli shëndetëso­r, grupe të cilat gjatë gjithë kohës u goditen vrullshëm nga epidemia. Gjatë muajit korrik dhe në vazhdim këtyre dy rekordeve ju shtuan dhe dy rekorde të tjera të cilat penalizojn­ë direkt shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Që prej fillimit të muajit korrik ne kemi qenë një nga 10 vendet e para ne Europë për sa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë. Këto janë dhe rekordet më fatkeqe të gjithë periudhës së epidemisë. Përfundimi­sht Institucio­net Shëndetëso­re janë treguar të paafta në vënien në eficiencë të një strategjie por kanë arritur të mbajnë me fanatizëm rekordet negative. Shpresojmë që kritikat dhe sugjerimet e shumta që janë bërë ndaj tyre në funksion të shëndetit të qytetarëve të mos vazhdojnë të bien në vesh te shurdhër dhe te shërbejnë për të rikthyer sigurinë, qetësinë dhe garancinë qytetareve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania