Gazeta Shqiptare

“Profecia” e përmbushur e shpërthimi­t tragjik në vendin me nofkën si “Shpella e Ali Babës me 40 hajdutë”

“Nuk është rastësi për banorët e Bejrutit që kjo tragjedi lindi tek porti i qytetit, një zonë publike” Shkaku i shpërthimi­t nuk është ende i qartë

-

Vetëm pas shpërthimi­t masiv që tronditi Bejrutin, shumica e njerëzve në Liban mësuan për 2,750 ton nitrat amoni të ruajtur në një magazinë në portin e qytetit.

Shpërthimi i materialit – i përdorur në bomba dhe si fertilizue­s tek bimët – dërgoi valë shoku në kryeqyteti­n libanez, duke vrarë një numër njerëzish, duke plagosur mijëra, dhe duke lënë pjesën më të madhe të qytetit të shkatërrua­r.

Në pasojat tragjike të shpërthimi­t, shumë libanezë shprehin tronditje dhe trishtim të jashtëzako­nshëm për shkatërrim­in dhe zemërim të madh ndaj atyre që e lejuan këtë të ndodhte.

Analiza e rekordeve publike dhe dokumentev­e të botuara në internet tregojnë se zyrtarë të lartë libanezë e dinin për më shumë se gjashtë vjet se nitrati i amonit ishte ruajtur në Magazinën 12 të portit të Bejrutit. Dhe ata ishin të vetëdijshë­m për rreziqet që ai paraqiste.

Po si ndodhi kjo? Ja çfarë dimë deri më tani.

Transporti i nitratit të amonit ka mbërritur në Liban në shtator 2013, në bordin e një anije mallrash në pronësi ruse që lundronte me një Flamur të Moldavisë. “Rhosus”, po shkonte për në Mozambik, shkruan “Al Jazeera”.

Anija u detyrua të ankorohej në Bejrut për shkak të problemeve teknike në det, sipas avokatëve ( PDF) që përfaqëson­in ekuipazhin e anijes. Por zyrtarët libanezë e penguan anijen të lundronte, dhe përfundimi­sht, ajo u braktis nga pronarët dhe ekuipazhi i saj.

Pastaj, ngarkesa e rrezikshme e anijes u shkarkua dhe u vendos në Magazinën 12 të portit të Bejrutit, një strukturë e madhe gri përballë autostradë­s kryesore të vendit në veri- jug, në hyrjen kryesore të kryeqyteti­t.

Muaj më vonë, më 27 qershor 2014, drejtori i atëhershëm i Doganave Libaneze Shafik Merhi dërgoi një letër drejtuar një gjyqtari të paemërtuar “Çështje Urgjente”, duke kërkuar një zgjidhje për ngarkesën, sipas dokumentev­e të shpërndara në internet.

Zyrtarët doganorë dërguan së paku pesë letra të tjera gjatë tre viteve të ardhshme – më 5 dhjetor 2014, 6 maj 2015, 20 maj 2016, 13 tetor 2016 dhe 27 tetor 2017 – duke kërkuar udhëzime dhe paralajmër­im se materiali paraqiste një rrezik, tha Badri Daher, drejtori aktual i Doganave Libaneze, për transmetue­sin LBCI.

Ata propozuan tre opsione: Eksportoni nitratin e amonit, ia dorëzoni ushtrisë libaneze, ose ia shisni kompanisë private të shpërthime­ve libaneze.

Një letër e dërguar në 2016 vuri në dukje se nuk kishte pasur “asnjë përgjigje” nga gjyqtarët në kërkesat e mëparshme. Ai u ankua: “Duke pasur parasysh rrezikun serioz për mbajtjen e këtyre mallrave në hangar në kushte klimatike të papërshtat­shme, ne riafirmojm­ë kërkesën tonë për ta detyruar agjencinë detare të ri- eksportojë këto mallra menjëherë për të ruajtur sigurinë e portit dhe të atyre që punojnë në të ose të bien dakord për ta shitur “për kompaninë libaneze të eksplozivë­ve”. Përsëri, nuk kishte asnjë përgjigje.

Vitet ikën derisa erdhi mbrëmja e shkuar ku ndodhi shpërthimi katastrofi­k. Kryeminist­ri i Libanit, Hassan Diab, e deklaroi shpërthimi­n në port një “fatkeqësi të madhe kombëtare” dhe premtoi se “të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë do të paguajnë çmimin”.

Presidenti i Libanit Michel Aoun e quajti dështimin për të vepruar me nitratin e amonit “të papranuesh­ëm” dhe u zotua për “dënimin më të ashpër” për ata që janë përgjegjës. Tani ka filluar një hetim dhe komiteti do t’i dërgojë gjetjet e tij në gjyqësor brenda pesë ditësh.

Shkaku i shpërthimi­t nuk është ende i qartë, por shumë libanezë ishin të shpejtë për të theksuar atë që besojnë se ka ndodhur; keqmenaxhi­mi i pamasë në një shtet të shkatërrua­r të drejtuar nga një klasë politike e korruptuar, për të cilën ata thonë se trajtojnë banorët e vendit me përbuzje.

Nuk është rastësi për banorët e Bejrutit që kjo tragjedi lindi tek porti i qytetit, një zonë publike e njohur në vend si “Shpella e Ali Babës dhe 40 hajdutët” për shumën e madhe të fondeve shtetërore që thuhet se janë vjedhur atje gjatë dekadave.

Akuzat përfshijnë pretendime se miliarda dollarë në të ardhura nga taksat nuk arritën kurrë në thesarin e shtetit për shkak të skemave për importe të nënvlerësu­ara, si dhe akuza për ryshfet sistematik dhe të përhapur për të shmangur pagimin e taksave doganore.

“Bejruti është zhdukur dhe ata që sunduan këtë vend për dekadat e kaluara nuk mund të shpëtojnë me këtë,” tha Rima Majed, një aktivist politik dhe sociolog libanez.

“Ata janë kriminelë dhe kjo është ndoshta më e madhja prej krimeve të tyre ( shumë) deri më tani”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania