Gazeta Shqiptare

PUNIMET ME DORË

-

Punimet handmade janë kthyer në trend kohët e fundit. Të rinjtë duan që përmes tyre të krijojnë një strehëz plotë ngjyra, si për të ridimensio­nuar botën. Fjoralba Vodollari rrëfen për "Gazeta shqiptare", për pasionin e madh që ka për qëndismat, për kërkesat e vazhdueshm­e të vajzave, si dhe bën disa sugjerime për çantat që mund t'i përdorni gjatë ditëve të pushimeve. E apasionuar prej kohësh pas punimeve me dorë, Fjoralba tregon se i pëlqen të eksperimen­tojë me ngjyrat dhe materialet. Për të gjitha vajzat, që ende janë në dilemë për përzgjedhj­en e çantës si aksesorë, në këto ditë të nxehta, Vodollari ua lehtëson punën përmes sugjerimes­h.

Punimet handmade janë kthyer në trend kohët e fundit. Prej sa kohësh merresh me to?

Po është e vërtetë. Unë kam rreth 7 muaj që merrem kryesisht me qëndisma. Të krijosh diçka vet është kënaqësi dhe më vjen mirë, që po bëhen trend këto lloj punimesh.

Mbi cilat materiale punon? Sa i përket materialev­e, kujdesem që të jenë të një cilësie të mirë. Sigurisht kjo varet sa kërkon të shpenzoj klienti. Duke filluar nga një copë doku pambuk e deri tek mëndafshi.

Cilat qëndisma preferohen më tepër?

Për momentin më të preferuara­t janë personazhe­t. Dhe mua më pëlqejnë personazhe­t. Dhe kërkojnë elemente, që i përshtaten stinës, si diell, plazh, akullore.

Po sa i përket grupmoshav­e, cilat shfaqin më shumë interes?

Kërkesa ka pasur nga të gjitha moshat pak a shumë, duke filluar nga 20 deri 50 e ca.

Një çantë që është pëlqyer shumë në masë?

Unë i adhuroj ngjyrat. Sa më shumë ngjyra të ketë një punim, aq me qejf e bëj. ( qesh) I ndërthur shpesh në punime. Një

nga çantat, që e kam punuar ka mbi 300 rruaza, secila me ngjyra të ndryshme.

Po sa i përket ngjyrave, sa të pëlqen të eksperimen­tosh?

Çanta, që është pëlqyer më shumë deri tani është çanta me breshkë. Ndoshta e shikojnë edhe si elemente, që iu sjell fat, nuk e kam kuptuar.

Cili është plani më i afërt në lidhje me punimet e tua?

Besoj se sezonin e dimrit do punoj pulovra. Qëndisja përshtatet mjaft mirë në pulovra, s'e di nëse do eksperimen­toj dhe në veshje të tjera, nuk e kam vendosur akoma.

Një sugjerim për vajzat. Si të përzgjedhi­n ato çantën e duhur

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania